Profesori i UP-së i bashkohet AAK-së

Politika

Profesori i UP-së i bashkohet AAK-së

Më: 15 maj 2017 Në ora: 15:06
Musaj Paçarizi, profesor në UP i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Musaj Paçarizi, profesor në UP i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga AAK-ja me një komunikatë për media.

“Profesor Paçarizi, është ligjerues në FSHMN të UP-së. Është njëri prej intelektualëve më të shquar që vjen nga Malisheva.  Në takimin që Prof Paçarizi e pati me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe bashkëpunëtoret e tij, tha se i bashkohet vizionit të zotit Haradinaj dhe të AAK-së, i bindur se kjo është zgjidhja e duhur”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kjo parti ka njoftuar se po zhvillon bisedime edhe me grupe e parti tjera për zgjedhjet e 11 qershorit.

I fundit që aderoi në këtë parti ishte analisti, Halil Matoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat