Politikanët fillojnë degradimin e gjuhës në “fushatë”

Politika

Politikanët fillojnë degradimin e gjuhës në “fushatë”

Më: 15 maj 2017 Në ora: 20:58
Pamje nga video

Edhe pse ende jo zyrtarisht, partitë politike kanë filluar të bëjnë fushatë. Gjuha e tyre në këto pak kohë ka treguar se do të ketë një ashpërsim të retorikës së politikanëve kundërshtarë. Kështu kanë vlerësuar njohës të politikës në vend.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, se degradimi i retorikës së politikanëve ka filluar kohë më parë, dhe ai pret që kjo do të thellohet.

Mushkolaj shtoi se politikanët tanë nuk po zgjedhin as formë e as mjet për t’i goditur kundërshtarët, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që mos të ketë eskalim të situatave deri në konfrontim fizik

Njësoj mendon edhe Albert Krasniqi, nga rrjeti i Organizatës Demokracia në Veprim.

Ai për Tribuna Channel deklaroi se gjithë ky mos kufizim i deklaratave publike bëhet përshkak se sic tha ai nuk kemi funksionim të ligjit në vend.

Krasniqi tha se arsye tjetër është se politikanët nuk bëjnë fushatë për alternativë për të ardhmen, por kryesisht merren me fushata për të kaluarën e politikanëve dhe të familjarëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat