LDK-ja ka në dorë, kartën e fitores së zgjedhjeve parlamentare

Politika

LDK-ja ka në dorë, kartën e fitores së zgjedhjeve parlamentare

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 maj 2017 Në ora: 18:20
Mbledhja e Këshillit të përgjithëshëm të LDK-së

“Në situata reale dhe në të gjitha këto ditë të fundit, që unë kam pasur  kontakt me  elektoratin, është një zgjim në elektorat dhe në strukturat e LDK-së. Ajo se çfarë ndodhi atë ditë, që LDK-ja mbeti e vetme e sulmuar prej të gjithëve, në një farë forme është një sinjal mobilizimi tek elektorati i LDK-së,” ka nënvizuar  Sadri Ferati për “Bota sot”.

Qeveria Mustafa ka bërë një javë që nga rrëzimi i saj, nga mocioni i mosbesimit  i inciuar nga partitë opozitare dhe i votuar edhe nga koaliconi qeverisës i  LDK-së, Partia Demokratike e Kosovës. Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është vendosur më 11 qershor, ndërsa përkundër rrëzimit të Qeverisë Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës ende shihet si favorite për fitimin e zgjedhjeve. Se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shumë mundësi të dalë më e fortë në zgjedhjet parlamentare e pohojnë edhe analistët polititë dhe zyrtarë të kësaj partie. 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati ka thënë, se ditët e fundit ka një zgjim në elektorat dhe në strukturat e LDK-së.   Ferati ka theksuar, se  në ditën e votimit të mocionit LDK-ja, mbeti e vetme e sulmuar nga të gjithë, por kjo gjë ka krijuar mobilizim tek elektorati i LDK-së. “Në situata reale dhe në të gjitha këto ditë të fundit, që unë kam pasur  kontakt me  elektoratin, është një zgjim në elektorat dhe në strukturat e LDK-së. Ajo se çfarë ndodhi atë ditë, që LDK-ja mbeti e vetme e sulmuar prej të gjithëve, në një farë forme është një sinjal mobilizimi tek elektorati i LDK-së,” ka nënvizuar Ferati për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat