Gecaj u kërkon falje votuesve të LDK-së për koalicionin me PDK-në

Politika

Gecaj u kërkon falje votuesve të LDK-së për koalicionin me PDK-në

Më: 23 maj 2017 Në ora: 22:13
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, u ka kërkuar falje votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që partia hyri në koalicion me PDK-në për të bashkëqeverisur vendin.

Gecaj, ka thënë në RTV Dukagjini se bashkëpunimi me PDK-në ka qenë vendim i gabuar.

“U kërkoj falje votuesve të LDK-së për gabimin që kemi bërë, duke hyrë në koalicion me PDK-në”, është shprehur Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat