Plani për demarkacion i koalicionit PDK-AAK-NISMA

Politika

Plani për demarkacion i koalicionit PDK-AAK-NISMA

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 24 maj 2017 Në ora: 10:42
Ilustrim

Gjatë tri viteve të qeverisjes Mustafa, tema kryesore dhe që bllokoi procesin e liberalizimit të vizave ishte demarkacioni me Malin e Zi. Pikërisht Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishin ato që kishin kundërshtitë më të mëdha sa i përket demarkacionit. Derisa e PDK-ja, edhe pse shumë herë deputetët e saj e kundërshtuan, e shihte si diçka që duhet të votohet, dhe t’i hapet rrugë proceseve, AAK-ja e kundërshtonte me ngulm. Por, në kohen kur duhet duhej të votohej për këtë çështje, ndodhi edhe rrëzimi i Qeverisë me votat e këtyre dy partive, të cilat përkrahën mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të iniciuar nga NISMA.

Dhe pas shpalljeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, erdhi deri tek vendimi për koalicionin mes këtyre partive dhe një qeverisje të përbashkët PDK-AAK-NISMA.  Të paktën kështu kanë menduar liderët e këtyre partive, Kadri Veseli nga PDK, i cili u bashkua në një koalicion me AAK-në e Ramush Haradinaj dhe Nismën e Fatmir Limajt dhe disa parti tjera të vogla. Vendimi deri të koalicioni erdhi kur Veseli ia la pozitën e kryeministrit Haradinajt.

Por problem lind tani nëse ky bllok i koalicionit marrin pushtetin, si do t’ia bëjnë me demarkacionin, kur ato kanë qëndrime të ndryshme?

Të kontaktuar nga gazeta, zyrtarë nga këto parti kanë deklaruar se do të vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre.

Në një tubim që u mbajte ditë më parë në Gjakovë, Veseli e quajti Haradinajn kryeministër, ndërsa ky i fundit tha se kur të vjen në pushtet kufiri do të mbetet në Kullë e Çakorr.

Image
Lahi Brahimaj

Brahimaj: Kufiri do të kthehet në Kullë e Çakorr

Duke u nisur nga Deklarimi i Haradinajt, deputeti i kësaj partie, Lahi Brahimaj thotë se kjo parti të mbajë qëndrim të njëjtë për çështjen e demarkacionit, kufiri do të jetë aty ku ka qenë për vite të tëra.

“Qëndrimi për dhe rreth demarkacionit i kryeministrit të ardhshëm, Ramush Haradinaj dhe Aleancës do të jetë i njëjti siç e kemi patur për kaq vite sa është tentuar të kontrabandohet nga ish-qeveria. Ky version nuk do të materializohet, kufiri duhet dhe do të kthehet atje ku ka qenë ndër vite, në Kullë e Çakorr”, thekson Brahimaj për “Bota sot”.

Image
Valdete Bajrami

Bajrami: Demarkacioni të kthehet në pikën zero

Po ashtu edhe nga Nisma, si parti që është në koalicion me PDK-në e AAK-në, thonë se mbajnë të njëjtin qëndrim.

“Qëndrimi i Nismës nuk do të ndryshojë, ne do të kërkojmë që ajo marrëveshje duhet të rishikohet nga pika zero”, thotë deputetja Valdete Bajrami.

Nga ana tjetër, deputetët e PDK-së nuk e kanë komentuar fare se si do të veprojnë me çështjen e demarkacionit. Të kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, asnjë zyrtar i kësaj partie nuk ka folur rreth demarkacionit.

Ndryshe, koalicioni PDK-AAK-Nisma është formuar pak minuta para afatit kohor në KQZ për dorëzimin e koalicioneve. Nga shumë zhytarë dhe analistë ky koalicion është quajtur edhe si koalicioni i territ./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat