Pse është më mirë për Kosovën që të fitojë koalicioni i udhëhequr nga Avdullah Hoti?

Politika

Pse është më mirë për Kosovën që të fitojë koalicioni i udhëhequr nga Avdullah Hoti?

Nga: P.R Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:42
Avdullah Hoti, kandidati për Kryeministër i LDK-së gjatë një takimi me të rinjtë

Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, përmes një postimi në facebook, ka dhënë arsyet që sipas tij është mirë për Kosovën që të fitoj koalicioni i udhëhequr nga kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.

Sipas Abdullaut, ky koalicion është mirë që të fitoj, pasi ka në krye një lider të ri pa asnjë aferë korruptive.

“Për shkak se ky Koalicion në krye ka njeriun e pa korruptuar, do të jetë në gjendje ta ndjek dhe ndëshkoj korrupsionin suksesshëm dhe dobishëm. Pa këtë pastërti ‘moralo-qeverisëse’ askush nuk mund të pretendoj se do ta ndëshkoj korrupsionin në Kosovë. S’ka gjasa”, shkruan Abdullahu, përcjellë “Bota sot” .

Ai më tej ka shkruar se ky koalicion për shkak të prurjeve të reja dhe traditës djathtiste rugoviste në te, përsëri mund të rikrijoj lidhje të shëndosha e të dobishme me pjesët tjera shqiptare të Ballkanit.

Image
Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu

Ja postimi i plotë i Abdullahut:

PSE ESHTE MIRE PER KOSOVEN TE FITOJ KOALICIONI I UDHEHEQUR NGA Z. AVDULLA HOTI

Më poshtë ua sjell disa arsye pse konsideroj se koalicioni i prirë nga LDK me në krye z. Avdulla Hoti është mirë për Kosovën të fitoj.

Sepse është koalicion i cili në krye ka një lider të ri - z Avdulla Hoti. Ai është për shumë vite në shërbim publik e nuk ka afera korruptive. Ofertë unike për votuesit. Këtë kombinim nuk e gjeni kështu të gërshetuar tek kandidatët tjerë. 

Është koalicion i cili për dy arsye të forta garanton raporte konstruktive dhe të dobishme me ndërkombëtarët. Të mos qenët të korruptuar dhe përgatitja profesionale. Për shkak të këtyre dy vetive PO-ja dhe JO-ja e këtij koalicioni, do të jetë më e dobishme, më konstruktive dhe më e respektuar, nga pala tjetër.

Sepse është koalicion normal, me njerëz normal e destinuar për të krijuar rrethana evropiane normale dhe për ta bërë një Kosovë normale evropiane. 

Është koalicion i cili si prioritet në marrëdhënie gjeopolitike ekonomike dhe të tjera, preferon Evropën, edhe më konkretisht Gjermaninë, para se Turqinë, gjë që nuk mund të thuhet kështu për koalicionin e udhëhequr nga PDK-n e cila njihet për të kundërtën.

Sepse është koalicion i madh i prirë nga një parti e madhe dhe me traditë të gjatë politike LDK-n e cila ka dinamikë, me mekanizëm funksional dhe të shtrirë gjithandej në Kosovë. 

Për shkak se ky Koalicion në krye ka njeriun e pa korruptuar, do të jetë në gjendje ta ndjek dhe ndëshkoj korrupsionin suksesshëm dhe dobishëm. Pa këtë pastërti ‘moralo-qeverisëse’ askush nuk mund të pretendoj se do ta ndëshkoj korrupsionin në Kosovë. S’ka gjasa.

Është koalicion me shumë ekspert të rinj të cilët para se të humbin kohë për të mësuar e kuptuar proceset, sidomos ekonomike, financiare e tregtare, kanë mësuar e studiuar shumë, por edhe janë me shumë përvojë jo vetëm në këto fusha. 

Ky Koalicion do të ndërmarr vendime të guximshme, sepse është Koalicion i prirë dhe i përbërë nga njerëz të dijshëm. Pa dijeni veprimet e guximshme jo rrallë nuk janë të dobishme dhe shpesh mund të jenë edhe të dëmshme. 

Ky koalicion për shkak të prurjeve të reja dhe traditës djathtiste rugoviste në te, përsëri mund të rikrijoj lidhje të shëndosha e të dobishme me pjesët tjera shqiptare të Ballkanit. Mundësi kjo e pashfrytëzuar si duhet deri më tani. Kurse shpesh ka qenë mundësi e deformuar edhe më shpesh e mbetur formale dhe e padobishme.

Është koalicion që përbrenda ka revoltën (sidomos në radhët e LDK-së ) pse nuk janë zbuluar vrasësit e aktivistëve të tyre, revoltë e cila do ta ndihmoj ndëshkimin e të keqes, por pa ndjellë një të keqe tjetër hakmarrëse, për shkak të prirjes institucionaliste që e ka brenda. 

Sepse është koalicion i djathtë i cili nuk ka përafëri konceptuale, as politike, as kulturore, as të tjera me majtizmin delikuent antiglobalist të pranishëm në Kosovë dhe kryqëzuar me element antiamerikanë në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat