Molliqaj: Ramush Haradinaj na kërkoi që të shkonim me klanin "Pronto" në koalicion

Politika

Molliqaj: Ramush Haradinaj na kërkoi që të shkonim me klanin "Pronto" në koalicion

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 15:29
Dardan Molliqaj

Në tubimin zgjedhor të Vetëvendosjes në Deçan, Sekretari Organizativ dhe kandidati për deputet, Dardan Molliqaj, tha se në këto zgjedhje janë 2 koncepte, janë 2 grupacione, nga njëra anë janë partitë e pazareve nga ana tjetër është Lëvizja Vetëvendosje me programin e saj.

"Përfaqësohen dy modele: nga njëra anë janë ata që nuk e futën UÇK-në në Kushtetutë, nuk i futën veteranët në Kushtetutë, por që i futën nëpër lista për t’u marrë votën në zgjedhje", tha Dardan Molliqaj në këtë tubim.

Molliqaj tha se Vetëvendosje është për alternativën që dot ta bëjë Kosovën si Prishtinën, sepse Prishtina është zgjidhja dhe zhvillimi.

"Na akuzun se e prishëm opozitën e bashkuar. Po, sepse Ramush Haradinaj kërkoi që ne të shkonim me klanin Pronto në koalicion. Dhe ne i thamë jo", ka thënë Molliqaj në fjalën e tij, teksa ka folur për jokonistencën e Haradinajt.

"Fitorja e Vetëvendosjes!-s e shpëton Kosovën. Por kësaj fitoreje nuk i shpëtojnë të korruptuarit, nuk i shpëtojnë kriminelat, nuk i shpëton SHIK-u. Vota për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin kryeminsitër është votë për barazi, është votë për zhvillim", tha kandidati për deputet Dardan Molliqaj.

Molliqaj po ashtu ka prezantuar kandidatë për deputetë të zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat