Albin Kurti tregon çka i ndodhi mbrëmë në Prizren

Politika

Albin Kurti tregon çka i ndodhi mbrëmë në Prizren

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 12:26
Albin Kurti, Prizren

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka treguar se mbrëmë në Prizren, gjatë një tubimi të Vetëvendosjes është ndërprerë qëllimisht energjia elektrike.

Kurti shkruan në Facebook:

Mbrëmë dikujt i pengoi pjesëmarrja masive në tubimin tonë në lagjen Tusuz të Prizrenit, dhe na e ndërpreu rrymën me qëllimin që të na i ndalte tubimin. Mirëpo terri nuk mund ta ndalë dritën që po vjen.

Image

Koalicionet e hileqarëve dhe hajnave, bashkë me oligarkët dhe sharlatanët e tyre që shiten si analistë, nuk do të mund t’ia ndalin ndriçimin Kosovës.

Ndaj bashkohuni me VETËVENDOSJE!-n, bashkohuni me fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat