Presidenti nëpërkëmb Kuvendin dhe Qeverinë

Politika

Presidenti nëpërkëmb Kuvendin dhe Qeverinë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 qershor 2017 Në ora: 18:41
Hashim Thaçi

Në kohën kur Kosova ndodhet përpara themelimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ende nuk dihet nëse përfaqësuesit e subjekteve politike që do të jenë në pozitë dhe opozitë do të pranojnë që dialogu të drejtohet nga Thaçi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do te kalojë në nivel Presidencial.

Në një deklaratë për ‘Deutsche Welle’ Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit.

Në kohën kur Kosova ndodhet përpara themelimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ende nuk dihet nëse përfaqësuesit e subjekteve politike që do të jenë në pozitë dhe opozitë do të pranojnë që dialogu të drejtohet nga Thaci.

Në të kaluarën këto subjekte politike kanë akuzuar Qeverinë që drejtohej nga z. Thaci për mos transparencë në dialog.

Anëtari i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka thënë se nëse bazohemi në atë se çfarë ka ndodhur deri më tani, ky është një lajm i keq për qytetarët e vendit dhe shtetin tonë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat