LDK jo koalicion me PAN, por pranon Qeveri teknike

Politika

LDK jo koalicion me PAN, por pranon Qeveri teknike

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 qershor 2017 Në ora: 10:31
Tubimi përmbyllës i LDK-së

“Jo nuk ka mundësi të ndodh diçka e tillë, koalicioni LDK me PAN nuk do të bëjë, përjashtojmë çdo mundësi. Përjashtojmë çdo mundësi të koalicionit, por jo mundësin që te ketë një qeverisje teknike kalimtare, nuk e pranojë atë mundësi, por koalicion të ndarë,  që quhet qeveri kalimtare, kur merren vesh që zgjedhjet do të bëhen shpejt domethënë që të mos shkojmë menjëherë në zgjedhje” ka pohuar Ferati për “Bota sot”.

Zgjedhjet e parakohshme të mbajtura me 11 qershor kanë dhënë rezultat, por jo zgjidhje përfundimtare për formimin e qeverisë.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën së bashku me disa parti më të vogla kanë dalë të parët për nga përqindja në krahasim me koalicionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me Aleancën Kosova e Re, Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi, si  dhe Lëvizjes Vetëvendosje e cila garoi e vetme në këto zgjedhje. Mirë asnjëra nga koalicionet apo subjektet politike nuk kanë fituar mjaftueshëm vota  sa për të formuar qeverinë të vetëm, atyre u nevojitet patjetër një partner tjetër për formimi e qeverisë.

Pas, zgjedhjeve asnjë nga përfaqësuesit e koalicionit PAN nuk kanë dalë zyrtarisht se si do ta formojnë qeverinë, mirëpo opsionet e tyre mbesin minoritetet, Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK- AKR- Alternativa.

Është përfolur se koalicioni PAN do ta përjashtojë mundësinë që të bashkëqeverisin me Lëvizjen Vetëvendosje pasi që plani i tyre nuk përputhet me VV-në, ndërsa koalicioni i mundshëm me LAA nuk është përjashtuar.

Gjersa është koalicioni PAN ai që nuk përjashton zyrtarisht një koalicion të mundshëm me LAA, është Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që nuk do të pranojë një koalicion.

Image
Sadri Ferati

Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se nuk ka mundësi të ndodh një koalicion në mes të LDK-së dhe PAN-it.

Ferati ka përjashtuar çdo mundësi të mundshme që ata të formojnë koalicion me koalicionin PAN.

Sipas Feratit, ata do të pranojnë një qeveri teknike e jo një koalicion me ata.

“Jo nuk ka mundësi të ndodh diçka e tillë, koalicioni LDK me PAN nuk do të bëjë, përjashtojmë çdo mundësi. Përjashtojmë çdo mundësi të koalicionit, por jo mundësin që te ketë një qeverisje teknike kalimtare, nuk e pranojë atë mundësi, por koalicion të ndarë,  që quhet qeveri kalimtare, kur merren vesh që zgjedhjet do të bëhen shpejt domethënë që të mos shkojmë menjëherë në zgjedhje” ka pohuar Ferati për “Bota sot”.

Ferati ka shtuar se zgjedhjet duhet të ndodhin shpejt, por njëherë duhet të shkohet me marrëveshje, pra të bëhet qeveria teknike.

“Zgjedhjet duhet të ndodhi shpejt, por njëherë shkohet me marrëveshje, domethënë bëhet qeveria e gjallë apo qeveri teknike, si emërtohen është çështje teknike. Mirëpo, koalicion e LDK-së në çfarëdo forme përjashtojmë, domethënë një koalicion me PAN nuk do të ketë, unë nuk e besoj që do të ketë” ka thënë Ferati.

Ndërsa, sipas analistëve politikë nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të hynte në koalicion me koalicionin PAN do t’i humbiste edhe elektoratin e mbetur, prandaj ajo nuk duhet t’i harrojë lehtë individët e PDK-së që e kanë fyer dhe kanë dashur t’i bëjnë keq.

Image
Skender Zogaj

“E pafalshme për LDK-në koalicioni me PDK-në”

Analisti Skender Zogaj, ka thënë se në gjendjen e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit, rezultati nuk le shumë hapësirë për zgjidhje fatlume, por LDK-ja nuk ka asnjë arsye t’i vardiset kujdoqoftë, e më së paku PDK-së.

“Se i laguri për shi nuk e la dert, e tregon edhe kriza politike e vazhdueshme që po e mban peng fatin e shqitarëve të Kosovës, të cilëve u ka humbur udha në oborr. Në këtë gjendje janë të pakontrollueshme veprimet e partive politike, të cilat të zhyrafta sic janë, plot vrug i kanë edhe qëndrimet dhe veprimet. Prandaj, pas zgjedhjeve te 11 qershorit, rezultati nuk le shumë hapësirë për zgjidhje fatlume për vendin. Partitë politike tash luftojnë për mbijetesë dhe, shpreh bindjen se, janë të gatshme edhe për bashkëpunime krejtësisht banale LDK nuk ka asnjë arsye me iu vardis kujdoqoftë , e më së paku PDK-s e cila në mënyrë fyese dhe për teka të disa individëve të inkriminuar ka bërëbetëvrasje vetëm e vetëm për t'i bërë keq LDK-s” ka vlerësuar Zogaj për “Bota sot”.

Sipas Zogajt është e pafalshme për LDK-në  nëse ajo do të formonte koalicion me PDK-në, mirëpo në politikë asgjë nuk është e pamundur, prandaj nëse ajo e sheh të arsyeshme nuk ia mohon dikush.

“Kjo është e pafalshme dhe LDK-ja nuk guxon ta harroj lehtë. Mirëpo në politikë asgjë nuk është e pamundur dhe lëtë të drejtë askush nuk ka të drejtë t'ia mohoj as LDK-s, nëse kjo esheh të arsyeshme” ka pohuar  Zogaj.

Image
Hidajet Ahmeti

“LDK u ndëshkua nga elektorati”

Ndërsa, sipas  analistit Hidajet Ahmeti, LDK-ja është ndëshkuar nga elektorati pasi formoi koalicion me PDK-në në zgjedhjet e 2014, ndërsa tani nëse përsërit gabimin e radhës, elektorati nuk do ta falë.

“ LDK-ja nuk e ka luksin të bëjë aventura të tilla politike,  pasi  që elektorati i saj mund të minimizohet në kontinuitet.  LDK-ja  njëherë ka bërë “Vetëvrasje politike”, por elektorati  i saj u irritua jashtëzakonisht shumë dhe e ndëshkojë në këto zgjedhje.  Edhe pse LDK-ja bëri disa reforma kozmetike  duke u munduar ta riparojë dëmin që ja kishte shkaktuar vetës,  por prapë nuk u mirëpritë aq sa duhet nga elektorati.  Përsëritja e një përvoje të tillë politikë është një “Vdekje politike” për LDK-në, pasi që kësaj here, nëse LDK-ja përsëritë gabimin e radhës, elektorati nuk do t’ia falë një gabim të tillë. LDK-ja si parti politike e institucionaliste ka nevojë për një reformë  të thellë substanciale, kuptohet nëse e ka qëllimin të qëndrojë  në skenën politike dhe të jetë në  konkurrencë  skenës politike të Kosovës. Përndryshe me këtë trend të rënies, LDK-ja do të bëjë luftë për ekzistencë në skenën politike” ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se edhe nëse LDK-ja do të bashkëqeveriste  me PDK-në, krimi dhe korrupsioni nuk do të luftohet, por do të thellohet akoma më shumë. Kjo sipas tij, se partitë që do të bashkëqeverisin me PDK-në duhet t’iu përshtaten rregullave të tyre.

“Është e ditur për opinionin publik, por edhe përvoja politike e pasluftës na dëshmon së  me PDK-në në bashkëqeverisje, jo që luftohet krimi e korrupsioni, por thellohet  akoma më shumë. Partitë politike të cilat kanë  bashkëqeverisur dhe do të bashkëqeverisin me partinë shtet, PDK-në duhet t’iu përshaten rregullave të tyre, përndryshe çdo tentativë për ta luftuar të keqen, PDK-ja e ndërprejnë bashkëpunimin qeverisës me ta. Gjykoj se është e rrugës që  e keqja me e madhe e këtij vendi, PDK-ja të shkojë në opozitë dhe vendi të udhëheqet nga njerëz të pastër moralisht e intelektualisht, dhe njëherë e përgjithmonë Republika e Kosovës të merr kahje të duhur në ndërtimin, konsolidimin dhe rrugën e saj euro-atlantike” ka nënvizuar Ahmeti.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte qenë në qeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në qershor 2014, mirëpo koalicioni i tyre ishte prishur pas dy vite e gjysmë, pas mocionit të mos besimit i cili ishte ngritur nga partitë opozitare dhe i votuar edhe nga PDK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat