LDK dhe Vetëvendosje kanë në duar fatin e Kosovës

Politika

LDK dhe Vetëvendosje kanë në duar fatin e Kosovës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 qershor 2017 Në ora: 18:53
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Deklarata e fundit e Kryeministrit dhe Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, lidhur me qëndrimin zyrtar të kësaj partie sa i përket koalicionit pas zgjedhor me PDK-në, ka bërë të qartë edhe njëherë pozicionin e LDK-së karshi partive kundërshtare. LDK duket më e vendosur se kurrë për t`i dhënë fund qeverisjes së PDK-së. Këtë po e dëshiron edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila të vetmen vijë të kuqe e ka Partinë Demokratike të Kosovës.

LDK-së bashkë me partitë që i ka në koalicion, AKR-në dhe Alternativën, e po ashtu edhe Lëvizjes Vetëvendosje, duhet të dalin mbi egon për poste të rëndësishme qeveritare. Vetëvendosje e aq më pak LDK, e cila u radhit e treta në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk duhet t`i mposhtë lakmia në kohën kur vendi ndodhet para zgjidhjeve të rëndësishme. Janë vetëm dy rrugë: Koalicion Vetëvendosje- LAA ose Koalicion PAN dhe zgjatja e qeverisjes së PDK-së.

Zyrtarë të caktuar të LDK-së, dolën me deklarata kundër koalicionit me PDK-në por edhe kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, “Vetëvendosja është e keqja më e vogël në krahasim me koalicionin PAN”, i cili edhe kur u formua para zgjedhjeve mori epitetin si “koalicioni i territ”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat