“Bota sot” nuk u ndalë asnjëherë përballë vrasjeve e kërcënimeve, dritare informimi për shqiptarët

Politika

“Bota sot” nuk u ndalë asnjëherë përballë vrasjeve e kërcënimeve, dritare informimi për shqiptarët

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:22
Sali Berisha, ish Kryeministër i Shqipërisë, Besa Gaxherri, Deputete e LDK-së, Anton Quni, Deputet i LDK-së, Frank Shkreli, opinionist i rregullt i gazetës “Bota sot”

Gazeta kombëtare “Bota sot” ka shënuar 22 vjetorin e themelimit të saj. Përballë shumë sfidave, “Bota sot”, ia doli mbanë dhe suksesshëm sikurse secili vit tjetër. Për suksesin e gazetës flasin edhe miq, dashamirë e njerëz të politikës. Ata e shohin “Botën sot” si një dritare informimi për vite të tëra.

Sali Berisha, ish Kryeministër i Shqipërisë

Unë shfrytëzoj  rastin të ju dërgoj ju, të gjithë ekiptit të gazetës “Bota Sot” pronarëve, drejtuesve, gazetarëve dhe të gjithë punonjësve urimet e mia më të përzemërta në këtë përvjetorë të cilin Bota sot e kremton me krenari të ligjshme. Avokate e pa lëkundur e interesit kombëtarë të shqiptarëve, e çështjes shqiptare “Bota sot” ka luajtur dhe luan një rol të pazëvendësueshëm në promovimin, mbrojtjen e interesit kombëtar. “Bota sot” mbështeti fuqishëm arkitektin e Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rugova në përpjekjet e tij të mëdha për pavarësinë e Kosovës. Ajo ka dhënë një ndihmese të veçantë në informimin mbi zhvillimet  kombëtare të diasporës shqiptare si gazeta me e lexuar e saja. Me këtë rast shprehë mirënjohjen time të thellë ekipit te gazetës “Bota sot”, për mbështetjen e çmuar që me ka dhen mua, PD-së dhe Shqipërisë në këto 22 dhe i urojë suksese gjithnjë e më të mëdha ne misionin e saj fisnik. Suksese, në respekt Sali Berisha.

Anton Quni, Deputet i LDK-së

Në përgjithësi kam vlerësim pozitiv dhe kjo sigurisht se dëshmohet edhe me bashkëpunimin e ngushtë që unë kam me gazetën “ Bota Sot” Të informosh qytetaret drejtë e në mënyrë profesionale ashtu siç e thonë rregullat e gazetarisë dhe të informimit në përgjithësi është më tepër se sa vetëm cilin unë mendoj që ju po ia dilni ta përmbushni. Ju përgëzoje dhe ju uroj punë të mbarë e suksese në të ardhmen!

Frank Shkreli, opinionist i rregullt i gazetës “Bota sot”

Bota Sot ofron për shijen dhe interesimin e lexuesve kudo, lajme, intervista e komente për zhvillimet politike, ekonomike dhe ushtarake nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia, Mali i ZI e Presheva dhe gjithkund ku ka shqiptarë.  Nuk mungojnë as zhvillimet rajonale e ndërkombëtare dhe analizat e komentet mbi efektin që këto zhvillime mund të kenë mbi  zhvillimet politike të botës shqiptare.  Bota Sot nuk  u trembet as temave që të tjerët mund t’i konsiderojnë si kontraverse.   Edhe ky është një rol që duhet të luaj shtypi i lirë.

Urime dhe përshëndetje në këtë përvjetor, duke u falënderuar gjithashtu edhe për bashkëpunimin dhe për botimin e shkrimeve të mia modeste.  Me këtë rast i uroj  gazetës Bota Sot  edhe shumë e shumë përvjetorë të tjera dhe suksese gjithnjë e më të mëdha në shërbim -- mbi të gjitha -- të interesit kombëtar, por edhe në rritjen e interesimit të lexuesve, për të gjitha ato që ofron Bota Sot, kudo që ata jetojnë, në trojet tona në Ballkanin Perëndimor dhe për ne, që fati na ka hedhur në diasporë.

Besa Gaxherri, Deputet e LDK-së

Gazeta Bota sot, shënon 22 vjetorin, urime! Fatkeqësisht gjeja e parë që më bie në mend për këtë medium është vrasja e gazetareve  Bekim Kastrati,Enver Maloku,Xhemjal Mustafa dhe Bardhyl Ajeti për të cilët do ruajmë kujtimin dhe respektin gjithmonë. Ata u vranë pse patën guximin ta thonë të vërtetën, ata janë shembulli i intelektualëve qe guxojnë të punojnë për vendin, për lirinë, për demokracinë duke mos kursyer as jetën. 22 vite, punë, përkushtim e sakrificë. Udhëtimin tim të gjatë në politikë e kam bërë duke ndarë opinionet, qëndrimet, sakrificat e dhimbjet bashkë me ju. Bota sot si medium e ka zgjedh rrugën më të vështirë të veprimit por kuptohet rrugën e drejt të informimit. Më këtë rast ju uroj punë të mbarë, suksese dhe kërkoj që gjithmonë të jeni burim i saktë, i pa anshëm e i drejt i informacionit. Uroj që së bashku të festojmë edhe shumë vite të sukseseve tuaja.

Jeton Kelmendi, analist

Gazeta “ Bota Sot” është një gazetë private e cila ka dal në hapësirën shqiptare në Kosovë e diasporë, dhe që nga fillimi kishte një orientim të mirë. Kjo gazetë mblodhi intelektual e personalitet të shquar të kombit në të gjitha hapësirat. Shqiptarët në një farë mënyrë i bashkoi prandaj edhe u quajt gazetë kombëtare. Ndikimi i saj ishte i pa zëvendësueshëm sidomos në periudhën e pas luftës. Gazeta “ Bota sot” ndikojë fuqishëm në orientimin e politikave në rrugën drejt të shtetit të presidentit Rugova. E mbështes këtë gazetë me të gjitha variantet prandaj të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë.

Skender Zogaj, analist politik

Kam pasur nderin që nga ditët e para të pasluftës të punoj si redaktor i faqeve të kulturës, prandaj, përshtypjet e mia për gazetën "Bota sot" padyshim që reflektojnë subjektivizëm personal, sepse bëhet fjalë për një kohë dhe rrethana tepër dramatike për popullin shqiptar të Kosovës, që pas përzënies së dhunshme nga okupatori, po rikthehej në shtëpitë e veta me një entuziazëm biblik, pavarësisht se, gjithçka ishte e shkrumbuar nga zjarri i luftës. Në këtë gjendje të rëndë krize të jashtëzakonshme, gazeta "Bota sot" mori guximshëm rolin e zëdhënëses së lirisë duke iu rrekur pasqyrimit të realitetit të kohës, përmes informimit të drejtë dhe objektiv, dhe duke denoncuar tendencat antikombëtare që, po vrisnim idealet e shenjta të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të fituara me gjakun e derdhur të bijve dhe bijave më të mira. “Bota sot” ishte qartë dhe tërësisht e përcaktuar për demokracinë perëndimore, duke qenë në shërbim të plotë të idealeve dhe vizionit të Presidentit historik Ibrahim Rugova, prandaj, ishte e padëshiruar nga oponentët ideologjikë marksiste-leniniste dhe rasadisteve të Enver Hoxhës, të cilët po pretendonin të instalonin diktuarën rozë. Të këtillëve gazeta kombëtare “Bota sot” po ua shqyente maskat, prandaj, nga urrejtja dhe për qëllime propagandistike, ata gazetën kombëtare “Bota sot” e quanin “Borba sot” dhe, nuk i kursyen as plumbat, duke vrarë Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Shefki Popovën... Urimet më të mira për këtë e për shumë përvjetorë të reja për gazetën kombëtare “Bota sot”, për stafin, bashkëpunëtorët dhe lexuesit e saj.

Adrian M. Gjoshi-avokat

E përditshmja “Bota sot” është gazetë në shërbim të qytetarëve. “Bota sot”, duke pasur gazetarë profesional, udhëhiqet nga parime dhe standarde të larta të gazetarisë. Gazeta dhe gazetaria luan rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një shteti dhe shoqërie demokratike. Informacionet objektive dhe kredibile i’u mundësojnë qytetarëve të marrin vendime rëndësishme lidhur me jetën, rrethin dhe qeverinë e tyre. Media si pushtet i katërt, duhet të funksionojë bazuar në vlerat më të rëndësishme të gazetarisë, siç janë: përgjegjësia, paanshmëria, pavarësia nga interesi komercial dhe politik. Gazetës “Bota sot” i uroj suksese në misionin e saj për t’i informuar qytetarët se çfarë ndodhë në shoqërinë e tyre, kështu duke sjell transparencë.

Ajet Avdyli, veprimtar i LDK-së në Zvicër

Meqë unë jam edhe lexues i rregullt i “ Bota Sot” në shenjë mirënjohjeje për misionin e punën fisnike të kësaj të përditshme, që lindi e jetoi në kohëra të vështira, të të qenit gazetë e dritare informative në shërbim të lirisë së Kosovës. Një gazetë që lindi e morri shtat në kohën më të vështirë për Kosovën e shqiptarët, kur në atë kohë kishim nevojë për mjete të informimit që frymonin e punonin në shërbim të lirisë së Kosovës. Bota sot ishte e do të mbetet, një dritare informative në shërbim të politikës së të pavdekshmit, e ideatorit të Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë përvjetor festiv të daljes së kësaj gazete prestigjioze e një nder më të lexuarat dhe adhuruarat në Kosovë, mërgatë dhe gjithandej ku ka shqiptar, uroj e përgëzoj stafin e sajë, drejtuesit e sajë, për punën e palodhshme dhe vazhdimësinë e të qenit gazetë objektive duke pasur qasje realiste ndaj informimit dhe duke qëndruar e fort drejt realizimit të qëllimeve të saja Gëzuar me ju , gëzuar me gazetën Bota sot, paq gjithmonë jetë e shëndet në punën e palodhshme që po bëni.

Shpejtim Bulliqi, anëtar i LDK-së

Gazeta “ Bota sot” është njëra nga dritaret informative më serioze dhe më korrekte. Kjo gazetë ka bërë një punë të mrekullueshme në informimin e saktë dhe të drejtë të opinionit publik. Andaj në këtë përvjetor i dëshirojë suksese të mëtutjeshme  dhe rritë të mbarë.              

Muhamet Mustafa, ish Deputet

Gazeta ”Bota Sot” ka mbajtur një qëndrueshmëri në konceptin e saj, gjithmonë rigoroze ne vijën rugoviane dhe konceptin e prosperitetit nacional. Gjithashtu edhe angazhimi për shtet ligjor dhe prosperitet ekonomike mbetet një vije identifikuese e gazetës. Tash po shohim edhe angazhimin për një freskim në fizionomi dhe përmbajtje dhe një fuqizim, edhe me portalin, për te mbajtur te informuar lexuesit e vete besnike. Gazeta “Bota Sot” është një kronikë e historisë se vështirë të Kosovës në vitet 90, një kronike për procesin e vështirë të shtet ndërtimit dhe prosperitetit ekonomik. Le të vazhdojnë në rrugën e saj me arritje të reja e shume lexues të rinj!

Rexhep Selimi, Deputet  

Sikurse Kosova ashtu edhe Bota Sot ka pasur ngjyrat e saj të kohës, varësisht. Sidoqoftë, sot gazeta “ Bota Sot “ është gazetë brenda misionit të një gazetarie profesionale. Uroj që “Bota Sot”  të jetë gjithmonë zëri i Botës sonë shqiptare. I përgëzojë udhëheqësit dhe gazetarët  e “ Bota Sot”  për punën profesionale e korrekte që bëjnë. Dhe çmoj shumë bashkëpunimin që kemi.

Ilir Vata, analist politik nga Shqipëria

Gazeta “ Bota Sot” është një media që qaset në botën shqiptare, jo vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por edhe përtej Atlantikut.

“ Bota Sot” është gazeta me volumin më të madh dhe komunikon me shumicën e shqiptarëve jashtë vendi. Aktualisht ajo mbetet një media prestigjoze, madje në formatin onlinë është mjaft e kërkuar. Në këtë gazetë ka tematik të gjerë, kulturor, politike, analiza, e opinione. Pra është një faqe që çdo shqiptar ndihet mirë nën shfletimin dhe leximin e saj. Ne e shohim "Bota Sot" si një zë i shqiptarëve jashtë që qaset me informacione edhe brenda Shqipërisë dhe Kosovës, Malit te Zi dhe Maqedonisë. Unë ka vite që shkruaj në “Bota Sot” dhe ka mjaft emigrant tjerë që shkruajnë dhe e lexojnë. Me qindra që e e lexojnë, që japin sugjerim dhe që thurrin lëvdata.

Në këtë kontekst “Bota Sot” është një zë mediatik që i përfaqëson shqiptarët, thjeshtë është një media kombëtare në sensin e kombit të Shqipërisë dhe jo të shteteve të tyre dhe të trevave ku banojnë, me një fjalë një media gjithë shqiptare. Unë jam krenar që shqiptarët kanë një media të tillë, dhe gjithashtu ndihem i nderuar që jo pak herë jam bërë pjesë e kësaj shtëpie të madhe mediatike.

S’më mbetet gjë tjetër vetëm se të urojë përjetësi të “Bota sot” duke qenë zëri i së vërtetës, i lajmit dhe i mendimit qytetare, opinionit, analizës, politikës, kulturës dhe etnogjenezës shqiptare sepse një zë i tillë do të kontribuoje në mbarëvajtjen e shqiptarëve dhe pse jo në bashkimin e tyre. Andaj gëzuar ditëlindjen Bota Sot ( Bota e shqiptarëve të mi). Urimet më të mira gjithashtu i dërgojë edhe për botuesin, drejtuesin e gazetës Xhevdet Mazrekut si dhe për gazetarët  e pa shoq, ku asnjëherë nuk lodhen duke dhënë kontributin e tyre ndër vite.

Shkodran Hoti, zëdhënës në Lëvizjen Vetëvendosje

Gazetaria është profesion që kërkon njerëz të guximshëm që janë edhe punëtorë të palodhshëm. Media mund dhe duhet të ketë një rol i cili i kontribuon për të mirën e shoqërisë, pra duke qenë aktor nga i cili mund të ndikohet diskursi i pushtetit, e jo zëdhënës të pushtetit dhe shërbyes të interesave të biznesit. Me rastin e përvjetorit të 22-të gazetës” Bota sot” shpreh urimet e përzemërta për të gjithë gazetarët e juaj, duke e vlerësuar njëkohësisht bashkëpunimin korrekt. Uroj për punë të suksesshme dhe angazhim të përhershëm në linjën e informimit të drejtë.

Xhenis Sulimani, analist politik nga Maqedonia

Tempull për kultivimin e fjalës së lirë, padyshim se është "Bota Sot". Forcimi i fjalës së lirë, mbrojta e fjalës së lirë dhe sfida të ngjashme janë dhe duhet të jenë vetëm rutinë e medieve si "Bota Sot". Gazetaria është mision i shenjtë, thelbësorë për krijimin e shoqërisë demokratike dhe këtë mision "Bota Sot" me përpikëri po e kryen. Andaj, u dëshiroj edhe shumë vite në shërbimin e të mirës së përgjithshme-fjalës së lirë- të vërtetës dhe vetëm të vërtetës.

Nazmi Sadiku, skenograf dhe piktor

Gazeta “ Bota Sot” është gazetë që lexohet nga të gjitha moshat, gazetë shumë transparente e cila e lufton krimin edhe çështjen sociale mos e anashkalua edhe jetën e artit ne republikën e Kosovës. Mos te harrojmë se gazeta kombëtare “ Bota Sot”  është edhe shtylla e diasporës në të gjitha aspektet.

Zudi Xhelili, analist politik

Në mesin e shumë gazetave dhe mediave elektronike edhe Gazeta "Bota sot" ka dhënë kontribut te madh për informim të drejt dhe objektiv. Ka qenë gjithmonë me lajmin afër lexuesve. Meqenëse edhe kam pasur rastin të bashkëpunoj në disa raste me gazetën tuaj jam tepër i kënaqur me bashkëpunimin dhe seriozitetin tuaj ne pune. Ju dëshiroj shume suksese!

Zejni Bilalli, analist politik

Ndonëse unë jetoj në Gostivar lexojë çdo herë “ Botën sot”, në formën elektronike. Edhe pse gazeta nuk del këtu tek ne, megjithatë unë për çdo ditë hapi ueb sajtin “ Bota Sot” që të informohem. Në Maqedoni mjetet e informimit janë nën kontrollin e politikës, prandaj lexuesit mundohen te informohen nga burime informative jashtë ndikimit të politikes. Një mision të tilla jeni duke e realizuar me shumë objektivitet, që lajmi të jetë lajm, pa anuar nga politika ditore. Profesionalizmi dhe informimi objektiv janë vlerat që çmojë tek “ Bota Sot” andaj urojë që të vazhdoni edhe në të ardhmen pa frikë, kërcënime dhe presione!

Ismet Krosi, analist politik

Gazeta “Bota sot”, është gazeta me serioze në hapësirën mbare shqiptarë. Kujtoj që kjo gazetë jep hapësirë dhe mundësi që të trajtohen shumë fenomene dhe të përcillen proceset dhe ngjarjet në Kosovë e Shqiptari, në rajon dhe në botë. Unë gaztën “Bota sot”, e çmoj për nga pikëpamja e guximit dhe nismave te cilat kërkojnë guxim, durim, njohuri. Shtati i rritjes së gazetës suaj është më i gjatë se sa vitet e Pavarësisë së Kosovës, por i ndihmuat procesit te çlirimit dhe sendërtimit të shtetit të Kosovës, ju lumtë “Bota Sot”.

Gjon Keka politolog dhe publicist

Këtu është përgjigja ne lidhje me pyetjen rreth përvjetorit te gazetës suaj. Përvjetori i gazetës suaj Bota Sot na kujton periudhën e sfidave dhe te ngritjes se vetëdijes kombëtare për lirinë e Kosovës. Themelimi i saj ne kohen e përpjekjeve te shqiptareve te Kosovës për pavarësi, liri dhe demokraci tregon njëkohësisht se krahas këtyre përpjekjeve edhe media respektivisht gazeta Bota sot dhe gazeta tjera të themeluara ne këto kohe kane luajtur rolin e tyre ne filet e demokracisë në Kosove dhe te përpjekjeve te saj për çlirim. Po ashtu mund të thuhet se gazeta “Bota Sot” nuk ishte vetëm një gazetë për lexuesit në Kosovë, por edhe për mërgimtaret në botë dhe kështu ajo u bë zëri i Kosovës në diasporë dhe kudo ku kishte shqiptar. Ne ketë përvjetor të gazetës suaj ju uroj suksese dhe kam një porosi në kuadër të kësaj edhe për të gjitha mediat në Kosovë që të jenë gazeta të pavarura ,të pa anshme, të mbështetura në të vërtetën dhe të jenë zëri i qytetarëve dhe Kosovës në përgjithësi. Kosova ka nevojë për media të vërteta që janë produkt i frymës së demokracisë dhe fjalës së lirë. Por kjo mund të arrihet vetëm brenda një shteti apo shoqërie demokratike ku sundon rendi, ligji dhe ku respektohet kushtetuta. Edhe një herë gëzuar përvjetorin e gazetës suaj.

Agim Curri, Koordinator i Ballit Kombëtar

Sa i përket gazetës "Bota sot", mund të them së është një ndër gazetat e para që kishte filluar të shkruante të realitetin shqiptar. Kjo gazetë ende mbetët prijatarë e informatave që përhapin realitetin kosovar, respektivisht, realitetin shqiptar. Është një ndër gazetat më të pëlqyeshme dhe më të besueshme në hapësirat shqiptare. E di së e ka shumë të vështirë për ta kryer obligimin e vetë gazetaresk për shkak të rrethanave që sot po mbretërojnë në politikën kosovare, respektivisht në politikën gjithë shqiptarë. Iu dëshiroj suksese të mëtejme Ju dhe stafit tuaj që po mundoheni të bëni të pamundurën për ta paraqitur realitetin objektiv në këto hapësira.

Seremb Gjergji njohësi i çështjeve politike

Gazeta “Bota Sot” për 22 vjet me radhe ka reflektuar vetëm vlera të shëndosha Perëndimore. Vlera këto që i ka reflektuar te populli i Kosovës. Mbi ketë bazë, me gjitha peripecitë dhe pengesat në punë  e saj, stafi i Bota Sot ka qenë këmbëngulës në reflektimin e realitetit mbi bazat dhe mundësitë e ecjes drejt vlerave shqiptare që kanë synim perëndimor. Baticat dhe zbaticat e ndodhura në gazete, e kanë nxjerrë edhe më të fuqishme dhe me një reagim edhe më profesional drejtë vlerave dhe tipareve Perëndimore për të gjithë shqiptarët.

Besa Luzha nga Shoqëria Civile

Gazeta "Bota sot" për këto 20 vite ka qenë një dritare e rëndësishme e informimit për qytetarët, shpesh herë duke nxitur debate të rëndësishme për zhvillimet në vend. Suksese të mëtutjeshme në rrugëtimin tuaj në misionin e shenjtë të gazetarisë.

Leon Duhanaj, analist

Bota sot, ka një historiat të bujshëm në sferën e informimit publikë. Në të kaluarën, kanë qenë sfida të shumta dhe të rënda, të cilat është dashur t'i përballojë, duke filluar nga vështirësitë organizative e financiare, e deri edhe tek humbja e gazetarëve. Tani në  kohërat nëse mund t'i quajmë moderne. Si çdo gazetë e shtypur, edhe gazeta Bota sot, ka vështirësitë e veta në aspektin organizativ. Sot, është sfidë në vete sigurimi i mjeteve financiare për të qenë operative dhe konkurente. Pasi që  sfidat e gazetave sot janë shitjet, pasi që shumë lexohet online.

Albrim Badallaj, analist

Realisht, Gazeta 'Bota Sot' arriti qe t'i mbijetoj trendit ku shumë gazeta u shëndrruan në portale, derisa kjo vazhdoj edhe në formën e shtypur pos asaj 'online', si në Kosovë po ashtu edhe në Diasporë, e cila ishte edhe urë lidhëse mes disaporës dhe atdheut në periudha të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat