Arrestimet e fundit në Kosovë, të lidhura me Gjykatën Speciale?

Politika

Arrestimet e fundit në Kosovë, të lidhura me Gjykatën Speciale?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 korrik 2017 Në ora: 11:54
Foto ilustrim, Njesia Speciale e Policisë së Kosovës

Arrestimet qe ndodhen ditë më parë dhanë sinjale se puna e Gjykatës speciale tashmë filluar dhe se ndikimi i Speciales dha efektet e saj. Dy prej të dyshuarve Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar dy ditë më parë pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, kurs i dyshuari i tretë që është Faik Shaqiri është ekstraduar nga Gjermania.

Se këto arrestime kanë të bëjnë apo jo me Gjykatën Speciale, një gjë e tillë nuk mohohet e as nuk pohohet nga zyra e prokurorit special.

Policia ka konfirmuar se këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Në përgjigjen që gazeta “Bota sot”, ka marrë nga zyra e prokurorit special të Gjykatës Speciale thuhet se kjo zyre nuk komenton se kush, çka ose kur arrestohet, por  se puna kryhet në mandatin që kjo gjykatë ka.

“Siç e ka cekur në disa raste Prokurori special, Zyra e Prokurorit Special nuk komenton se kush, çka ose kur puna do të fillon të kryhet bazuar në mandatin që e ka. Ne vazhdojmë ta bëjmë gjithë atë që kërkohet nga ne nga mandati që e kemi”, thuhet në përgjigjët e zyrës se prokurorit të Gjykatës Speciale.

Gazeta i ka dërguar pyetje Policisë se Kosovës për zhvillimet dhe arrestimet e fundit, por ata nuk na kanë kthyer përgjigje. Ne po ashtu kemi kontaktuar me ta por ka qenë e pa mundur te merret një prononcim zyrtar nga ta.

Image
Naim Miftari

Vrasja e policëve  në 2004, target i Speciales?

Ndërsa, Naim Miftari ish agjent i SHIK-ut, ka shpjeguar se vrasja e policëve në vitin 2004 është në target i hetimeve të Gjykatës Speciale.

“Rasti i fundit, bastisjet arrestimet  është rast  i vitit 2004 por lidhen edhe disa vrasje tjera në kohë të  ndryshme dhe më këtë rast specifik është ka merret Gjykata Speciale e Kosovës  dhe Eulex-i por jo gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës. Kjo nuk do të thotë se nëse lidhen disa vrasje tjera nder veti dhe nëse  janë autoret e njëjtë se nuk do të  përfundon  kjo lëndë penale për shumë  vrasje tjera  në tribunalin special”.

Po ashtu, sipas Miftarit, ka dëshmitarë  që mund  t’i zbardhin ndodhitë dhe disa krime që janë kryer në Kosovë.

“Rasti  i vrasjeve të dy policëve dhe plagosja e një polici tjetër, dhe disa  vrasje tjera po ashtu besoj se  janë të lidhura ngushtë por ka kaluar shumë kohë dhe janë  zhdukur shumë prova dhe  gjurmë (janë vjetërsuar por edhe janë  vjedhur) sepse drejtësia  nuk ka vepruar më herët kur do kishte efekt  ma të madh dhe rezultati do ishte edhe me pozitiv. Po ka dëshmitarë  që mund  ti zbardhin ndodhitë dhe disa krime, interesant është se këto të dhëna njerëz, akter ,të dyshuar, janë dit shumë mirë qysh në vitin 2004-2005 pse nuk është punuar intensivisht  këtë  pyetje  duhet bërë ndërkombëtareve  dhe Hashim Thaci presidentit tonë”, është shprehur Miftari.

Sipas ish agjentit të SHIK-ut Gjykata Speciale ka filluar punë para shumë kohesh por zyrtarisht para ca ditëve.

Sipas tij, nëse vërtetohen se këta janë autorët e vrasjeve politike kjo lëndë mund të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtarë në Hagë. Miftari ka thënë se dëshmitarët do ët duhej të ishin në vend të sigurt pasi ndryshe dëshmitarët do përfundonin  shumë keq të bliheshin ose edhe do të vriteshin.

“Personalisht do të doja  të  besoja shumë se gjykata  speciale si  Kosovës  si dhe Gjykata speciale në Hagë do të merren seriozisht më luftën kundër krimeve politike dhe sidomos vrasjet. Dyshoj se  kjo  gjykatë dot sjell drejtësi për vrasjet politike, pasi do të merret  ekskluzivisht me vrasjen e serbëve dhe  pakicave gjatë luftës dhe pas luftës. Më vrasjet politike të pas luftës nuk besoj se do të merren, duke ditur po ashtu se presidenti Thaqi do të ik kësaj gjykate për përgjegjësitë e veta sidomos negative që kishte gjatë luftës dhe luftës”, ka thënë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Image
Adrian Gjoshi

Arrestimet jashtë juridiksionit të Speciales

Por, avokati Adrian Gjoshi, ka hedhë poshtë të gjitha mundësitë që arrestimet e fundit kanë te bëjnë më Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij ato arrestime kanë te bëjnë më vepra penale të dyshohet të jenë kryer në vitin 2004.

“Arrestimet e fundit absolutisht nuk kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Kjo sepse këto arrestime kanë të bëjnë për disa vepra penale që dyshohen të jenë kryer në vitin 2004, ndërsa Gjykata Speciale nuk trajton asnjë rast që del jashtë juridiksionit të saj kohor të paraparë në nenin 7 të Ligjit për dhomat e specializuara dhe zyrës së prokurorit të specializuar. Pra, Gjykata Speciale do të trajtojë vetëm rastet që dyshohen të jenë kryer gjatë periudhës 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000”, ka thënë Gjoshi duke shtuar se arrestimet e fundit kanë rastisur të ndodhin pikërisht pasi u funksionalizua Gjykata Speciale, prandaj gabimisht është menduar se kjo ngjarje mund të jetë lidhur me këtë të fundit.

Image
Rexhep Shahu

Gjykata e ka borxh para Kosovës të zbuloje edhe vrasjet politike

Ndërsa analisti Rexhep Shahu, vlerëson se ende nuk është e ditur nëse rastet e fundit më të arrestuar kanë të bëjnë direkt më punën e Gjykatës Speciale në Kosovë. Sipas tij ende nuk mund ta thotë dikush qarte e saktë se a janë lëvizje apo fillim punës së Gjykatës Speciale teksa shohim lëvizje të policisë.

“Gjykata speciale është thirre ta çlirojë Kosovën nga prangat e krimit e të korrupsionit, nga hajnitë e zhvatjet e komandantëve të pasluftës, është thirre kjo gjykatë të tregojë se pronar i Kosovës është populli i Kosovës e jo asnjë politikan i saj. Gjykata e ka borxh para Kosovës të zbuloje edhe vrasjet politike por më se pari e ka detyrë të ndaloj përfundimisht plaçkitjen e Kosovës e të pasurive të saj publike”,  ka përfunduar Shahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat