Faktet e prokurorit italian, kush ishin udhëheqësit politik që urdhëruan grupin kriminal për vrasjet politike dhe trazirat e marsit

Politika

Faktet e prokurorit italian, kush ishin udhëheqësit politik që urdhëruan grupin kriminal për vrasjet politike dhe trazirat e marsit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 korrik 2017 Në ora: 12:00
Ilustrim nga "Bota sot"

17 marsi i vitit 2004 shënon ditën kur filluan trazirat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Këto trazira kishin filluar pasi dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që kishin mbijetuar, në orët e vona të asaj nate treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe kur ishin duke ikur dy prej tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt kishin eskaluar në dhunë.

Gjatë këtyre trazirave janë djegur disa shtëpi dhe kisha serbe, 19 persona prej këtyre 12 shqiptarë kanë vdekur.

UNMIK-u, për të mos ndezur situatën, nuk tregoi të vërtetën se çfarë kishte ndodhur, ndërsa tani pas 13 viteve prokurori italian Danilo Cecareli pretendon se ka rënë në gjurmë mënyrës se si ishin organizuar trazirat e marsit 2004, e po ashtu edhe të disa vrasjeve misterioze që ishin kryer në atëkohë.

Faktet e Prokurorit italian

Prokurori italian, ka përdorur dëshmitarë dhe ka analizuar provat e mbledhura nga UNMIK-u, ndërsa ai nuk përmend se kush ishin urdhërdhënësit politikë të grupit, por pretendon se ka fakte se udhëheqësit ishin ish eprorët të UÇK-së dhe njerëz me poste politike në atëkohë.

Ndërsa, njohësit e zhvillimeve dhe ekspertët e sigurisë thonë se prokurori italian, Danilo Cecareli, ka parë vetëm njërën anë të medaljes. Sipas tyre, prapa trazirave të marsit janë shërbimet intelegjente serbe.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se shërbimet intelegjente serbe përmes agjenturës së tyre në Kosovë dhe miqve të tyre në UNMIK, kanë arritur të organizojnë histeri kundër bashkësisë ndërkombëtare e cila e çliroi Kosovën.

Sipas Kajtazit, kishte edhe parlajmërime nga serbët se do të ndodhin trazira, mirëpo ata ishin injoruar nga organet e sigurisë në Kosovë që varësin nga UNMIK-u dhe KFOR-i.

“Prokurori Italian Danilo Cecareli e ka parë vetëm njërën anë  të medaljes  dhe atë që e ka parë pjesa me e madhe e popullatës së Kosovës. Urdhërdhënësit dhe organizatorët e ngjarjeve të marsit të vitit 2004, janë shërbimet inteligjente serbe,  që  përmes agjenturës së tyre në Kosovë dhe miqve të tyre në UNMIK, kanë arritur të organizojnë  histeri kundër bashkësisë ndërkombëtare e cila e çliroi Kosovën. Paralajmërimi se do të organizohet diçka e tillë është bërë në fund të dhjetorit të vitit 2003 nga drejtori i atëhershëm i BIA Rade Bullatoviq, i cili në një konferencë me media në ambientet e BIA-së, e para dhe e fundit e këtij lloji në historinë e BIA-së, deklaron se "viti 2004 do të jetë  vit për Kosovën". Paralajmërimi tjetër se Kosova mund të përfshihet nga ndonjë katrahurë të madhe, bëhet gjithashtu nga një person i fuqishëm në Serbi, koloneli Momir Stojanoviq, shefi i shërbimit ushtarak VBA. Ai në një intervistë dhënë për revistën NIN të botuar në janar të vitit 2004, thotë: "Vitin që shkoi  kemi arritur që ta konsolidojmë agjenturën tonë në kuadër të kreut të Lëvizjes seperatiste".  Me " Lëvizje seperatiste" Stojaneviq nënkupton korpusin politik, shtetëror, media, me ndikim në Kosovë. Se sa është ky ndikim po përmendi një  kronikë  të realizuar nga Ridvan Berisha,  e cila u emitua vetëm një  javë para se të fillonin ngjarjet e marsit në edicionin qendrore të lajmeve në RTK, ku bashkëbiseduesit e zgjedhur nga ai për intervistim paralajmërojnë  se" do të ketë luftë qytetare në Kosovë". Fatkeqësisht, organet e sigurisë në Kosovë  që vareshin nga UNMIK-u dhe KFOR-i,  i injoruan këto paralajmerime, bile, deklaratën e Momir Stojanoviqit, shefi për informim i KFOR-it Horst Piper, e pati quajtur "Ajo është diçka si propagandë"” tregon Kajtazi.

Veprimi operativ i SHIK-ut

Image
Fadil Kajtazi

Kajtazi thotë se në atë kohë kishte qenë në funksion të plotë operativ edhe SHIK-u që mision duhet ta kishte zbulimin, dokumentimin dhe parandalimit e veprimtarisë anti- Kosovë, por ngjarjet kanë rrjedhur me shpejtësi dhe në të ishte involvuar edhe krahu i luftës, vetëm me qellim që ta komprementonte pushtetin në atë kohë të Ibrahim Rugovës.

Sipas Kajtazit, këto ngjarje rrëzuan për toke imazhin e Kosovës përpara bashkësisë ndërkombëtare, pastaj këto ngjarje bën që të dalë plani i Ahtisarit dhe para faktorit ndërkombëtarë ishte krijuar ideja që edhe shqiptarët e Kosovës janë të njëjtë sikur serbët.

“Mos të  harrojmë  se në këtë kohë ka qenë në funksion të plotë operativ SHIK-u e cila mision duhet të kishte zbulimin, dokumentimin dhe parandalimin e veprimtarisë anti Kosovë. Por, çka në të vërtetë ndodhi: ngjarjet rrodhën me shpejtësi dhe në  të u involvua i ashtuquajturi krahu i luftës, vetëm me qëllim për ta komprometuar pushtetin i cili në atë kohë personifikohej me Ibrahim Rugovën i cili ishte president i zgjedhur dhe funksiononte në kuadër të kornizës ligjore UNMIK.

Pasojat e këtyre ngjarjeve ishin katastrofike. Këto ngjarje rrëzuan për toke imazhin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare që në të vërtetë ishte edhe synim i Serbisë, pra "futja e shqiptarëve në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare" së dyti nga këto ngjarje doli "Plani i Ahtisarit" i cili në vend se të bazohej në mbi 11 mijë viktima të shkaktuara nga ushtria dhe policia serbe, ai bazë mori kishat dhe manastiret që ne i dogjëm dhe i rindërtuam me parat tona. Dhe së treti, para faktorit ndërkombëtar krijuam idenë se ne jemi të njëjtë me serbët, vetëm se nuk kemi pasur rast dhe mundësi. Ne në prani të ndërkombëtarëve dogjëm shtëpi të serbëve, vramë civilë, rrahëm, dogjëm objekte të kultit, që në fakt të gjitha këto ishin të cytura prej agjenturës serbe” pohon Kajtazi.

Ndikimi i krahut të luftës

Kajtazi trazirat e marsit të 2004 i sheh të ngjajshme me një operacion të organizuar në Egjipt kundër interesave amerikane.

Sipas Kajtazit, në aksionin e marsit i ashtuquajturi krahu i luftës vetëm për inate të Rugovës, verbërisht ndikoi në masovizimin e këtyre ngjarjeve.

“ Dhe për fund, futja e shqiptarëve në "vallen" e orkestruar nga shërbimet serbe gjason me një operacion të organizuar në Egjipt nga shërbimi inteligjent izraelit MOSAD. Operacioni u organizua gjatë  viteve 1950-1952 kundër interesave amerikane në Egjipt. Izraelitet nga frika se amerikanët mund të mbështesin Egjiptin, organizuan sulme me bomba kundër bankave, kompanive dhe interesave amerikane dhe bënë që amerikanët të tërhiqen nga Egjipti. Është interesant fakti se në këtë operacion vetëm në fillim ka qene i involvuar Mosadi, pjesa tjetër ka qenë e realizuar prej grupeve politike dhe fetare egjiptase. Edhe në aksionin e marsit 2004, i ashtuquajturi krah i luftës, vetëm për inate të Rugovës, verbërisht ndikoi në masovizimin e këtyre ngjarjeve që Kosovës i shkaktuan dëme të mëdha” përfundon Kajtazi.

Roli i politikanëve vendor në trazirat e marsit

Image
Jeton Kelmendi

Kurse, analisti politik Jeton Kelmendi, thotë se trazirat e marsit 2004 ishin skenarë të përgatitur jashtë Kosovës, por mund të jenë të përshfirë edhe personalitet e larta të jetës politike në Kosovë.

Sipas Kelmendit, trazirat e kanë dëmtuar shumë Kosovën në aspektin politik, por edhe në kontekstin e realizimit të pavarësisë.

“Mendoj që trazirat e marsit 2004 e kanë dëmtuar Kosovën shumë në aspektin politik, natyrisht edhe në kontekstin e realizimit të pavarësisë. Në aspektin teorik kur e trajtoj këtë çështje një bindje e imja thotë se ka qenë një skenar i përgatitur jashtë Kosovës, është një skenar i përgatitur në Beograd eventualisht në Moskë. Natyrisht se ekzekuturët dhe stimulatorët të traziarve të marsit 2004 janë akterët dhe akterët kanë qenë njerëz në Kosovë dhe në këtë aspekt akterët mund të jenë edhe personalitetet e larta të jetës politike në vend, pa mohuar për shkak se roli i politikanëve në aso kohe ishte shumë i zbehur, pothuajse asnjëri nuk kishte autoritet. Ndërsa, në anën tjetër mënyra se si nisi dhe stimulohej dhuna ishte përmes televizonit publik të Kosovës, që për mendimin tim ka qenë instrument i përdorur në mënyrë shumë persite nga shërbimet dashakëqija të Kosovës, natyrisht me denijimin apo aprovimin edhe të disa figurave të lojëtarëve në Kosovë” shprehet Kelmendi.

Sipas tij, trazirat e 2004 i kanë sjellë Kosovës  së paku tri të këqija të mëdha.

“Atë që e them me shumë bindje është që Kosovës iu shty pavarësia nga këto trazira, e dyta është që Kosova hyri e dëmtuar si autoritet karshi faktorit ndërkombëtar, e treta që si pasojë e atyre trazirave Kosovës iu krijua një lloj serbizimi i kishave dhe manastriave të të ashtuquajturve kishave serbe në Kosovës që nga ai moment Kosova desh të rrethohej me mure të trasha siç është manastiri në Pejë e ka shëmtuar qytetin me gjithë atë mur, natyrisht që edhe në vendet tjera. Prandaj, që këto janë së paku tri të këqijat e mëdha që i kanë ndodhur Kosovës nga ato trazirat të 2004” shton Kelmendi.

Ndërsa, ish- agjenti i SHIK-ut dhe luftëtari i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se trazirat e marsit kanë lindur spontanisht.

Roli i shërbimeve sekrete

Image
Naim Miftari

Sipas Miftarit, grupet e armatosura ishin të udhëhequra nga disa politikanë që janë pasuruar shumë pas luftës.

“Trazirat e marsit kanë lindur spontanisht. Në fillim pasi si dihet UNMIK zëvendësonte PS dhe ishte thënë në fillim se UNMIK do qëndronte vetëm 3 vite, ku Kosova do të zhvillohej edhe ekonomikisht edhe politikisht. Do të bëhet e pjekur për të qenë shtet demokratik si shtet dhe shoqëri e dalë nga lufta. Por, ashtu nuk ndodhi me Kosovën, ajo u kaplua nga kriza energjetike, politike, varfëria, jo drejtësia. Sa ishte UNMIK-u këto mafia filloi të lulëzonte, u harrua premtimi për zhvillim. Vlen të ceket se në keqpërdorime dhe vjedhje të fondeve për zhvillimin e Kosovës merrnin pjesë stafi ndërkombëtar, por i ndihmuar edhe nga keqpërdoruesit vendorë, shumë shpejt një klasë u bë shumë e pasur në mënyrë të pa ligjshme.  Pastaj, ndodhën vrasjet, eksplozive vrasje politike. Pra, ishte krizë edhe për siguri aq më pak drejtësi. Pastaj ndodhi në veri të vendit, Mitrovicë, ku KFOR-i francez mbante Kosovën qëllimisht të ndarë në mënyrë të hapur mbështeste serbët në veri që ishin ish-banda paramilitare dhe pjesëtarë të UDB-së dhe MUP serbë, të cilët edhe kanë bërë më 2 shkurt 2000, pastrim etnik në veri, kishin kryer shumë vrasje të pa ndëshkuara. Pra, për ne qytetarët ishte hapi i humbur, shpresë e humbur se e ardhmja do të sillte diçka pozitive. Pastaj rasti spontan 2004 kur janë mbytur ata dy fëmijë në lumin Ibër duke ikur nga serbët dhe u ndez spontanisht mbarë Kosova. Pastaj, edhe qarqet kriminale u përvidhen me masën dhe ndodhi ajo çka e dimë të gjithë pati  shumë të vrarë, dëme të mëdha, ndezje të  kishave që nuk është  traditë e popullit tonë për akte të tilla . Orkestrimi pastaj shkonte lehtë kur u ndez situata pastaj ndodhin gjërat si skenar ku shërbimet sekrete të instaluara në Kosovë  luanin lojën e merimangës me ne si popull. Ngjarjet e marsit 2004 ishin miks i pakënaqësive dhe skenareve të shërbimeve sekrete dhe bandave të armatosura ku prapë tyre në enklavat serbe ishte skenar i UDB kurse në këtë anën tonë  ishin shumë shërbime sekrete në lojë por edhe SHIK-u  ishte prezent dhe luante pjesën e vet.  Gjithashtu disa grupe të armatosura udhëhiqeshin me duar të zgjatura të  politikanëve dhe disa komandantëve të luftës të cilët ishin pasuruar shumë  pas luftës, duhet cekur se shumica nga këta luftëtarë ishin shumica pjesëtarë të UÇK-së  që  ishin pakënaqur me zhvillimet  si politike si etnike në vend” thotë Miftari.

130 mijë euro për vrasjen e Tahir Zemajt

Kështu, Miftari ka dhënë versionin e tij lidhur me rastin duke thënë se ky grup kryente vrasje të porositura, gjersa ka përmendur edhe vrasjen e kolonelit Tahir Zemaj për të cilën ishin dhënë diku 130.000 eurove.

“ Sa i përket grupit që vrau policin në LLap ku u vra një polic i Ugandës dhe një polic i yni shqiptar të cilët e vranë nga plumbat e kallashnikovë 7,62mm në një prit nga një grup i armatosur diku 7,8 veta,  por realisht ishin shumë  e më shumë  se aq afërsisht grupe total numëronin  mbi 30,40 veta pa llogarit mbështetësit, ndihmësit dhe logjistikën që qëndronte prapa këtyre grupeve. Kjo vrasje e policëve ishte kryer vetëm nga njëra pjesë e grupit i cili kishte shtrirë terrorin në tërë Kosovën grupi përbëhej nga disa ekipe që vepronin të koordinim,  por edhe vepronin autonom kur ishte në pyetje vrasje me porosi me para të majme (shembull posedonim në këtë informacion të besueshëm vrasja e Tahir Zemës kishte kushtuar diku 130.000 euro) pra vrasjet, kidnapimet, haraçi, ju sillnin profite të mëdha. Ku si kryesorët ishin grupet nga Drenica, Llapi Dukagjini dhe Mitrovicës,  por një grup ekzistonte edhe në rrethinën e Kaçanikut që vepronin autonom në atë pjesë të rrafshit të Kosovës. Në vitin 2004-2005 UNMIK por edhe policia e jonë shqiptarët  kishin shumë  të dhëna dhe fakte të mbledhura nga tereni kur dihet shumë mirë kush ishin këta njerëzit dhe kujt i shërbenin kohë pas kohe pasi dihet mirë se ju kanë  shërbyer disa rrymave dhe individëve  me peshë politike. Dhe zhdukja e prova kur u vodhën nga policia në objektin e sigurisht kinse të lartë  pos drogës u vodhën shumë dosje dhe prova pikërisht për këto grupe fakte, incizime të bisedave telefonike (për shembull ishte përcjell numri dhe bisedat e gruas të F-E i cili u arrestua pastaj në Shqipëri pastaj A-S me tre persona tjerë si financoheshin nga personi me pseudonimin (BABUSHI) në atë kohë.... e shumë e shumë gjëra tjera diheshin shumë mirë. 2016 interesant është se kur Prokurori special i Kosovës kishte dërguar zyrtarë të policisë në shtëpinë time dhe gjatë marrjes në pyetje (policia ishte korrekte) para ca muajsh ata hetuesit as që e kishin idenë se ku janë ato informacione as që i kishin dëgjuar ndonjëherë. Informacione shumë të vlefshme që ekzistonin dikur dhe dosje ku ka pasur shumë argumente edhe në fund 2004,  por pse nuk ka vepruar UNMIK-u  dhe gjykatë nuk e di dhe se kuptoj,  por e di shumë mirë se ka pasur shumë prova, fakte, informacione shumë të ndjeshme,  unë  besoj se vjedhja në objektin e policisë ka qenë pikërisht  për t’i shkatërruar këto të dhënë që i lidhnin qeveritarët tanë me këto grupe që vranin dhe enden në mbarë Kosovën pa frikë  nga askush zakonisht në burg përfundonin  njerëzit e pafajshëm si viktima i të tjerë siç ishte edhe rasti Kiqina,  personalisht besoj se mbi 70% të vrasjeve në Kosovën e pas luftës kanë gisht pikërisht këto 4,5 grupe por që kanë vepruar nën mbrojtjen e pushtetit, politikës dhe shërbimit informative” tregon Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat