"Economist": BE duhet tu tregojë ballkanasve se ka akoma shpresë për anëtarësim

Politika

"Economist": BE duhet tu tregojë ballkanasve se ka akoma shpresë për anëtarësim

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 korrik 2017 Në ora: 12:06
Në 2003 ju tregua shteteve ballkanike se vendi i tyre është në BE, ndërsa pas anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007, BE ka më pak apetite për t’u zgjeruar, shtuar këtu edhe Brexit.

I hedh një sy dhe kupton se ti je jashtë. Në një lagje të qetë të Beogradit valon flamuri europian mbi një ndërtesë me shtatë kat. Rreth 20 vjet më parë, gjatë ditëve të errta të Slobodan Milosheviçit, një inzhinier i kthyer në gazetar, Zoran Cvijic, vendosi në ballkonin e tij flamurin europian me shpresë që një ditë vendi i tij të anëtarësohet në klubin që ai aq shumë e admironte. Pak më vonë NATO bombardoi Serbinë për politikat e saj në Kosovë. Gordana, bashkëshortja e Cvijic, u frikësua se flamuri mund të shkaktonte veprime dashakeqe. Cvijic vdiq në 2015, akoma optimist që vendi i tij do kishte ulëse në tavolinën e BE.

Në 2003 ju tregua shteteve ballkanike se vendi i tyre është në BE, ndërsa pas anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007, BE ka më pak apetite për t’u zgjeruar, shtuar këtu edhe Brexit. Në 2014 Jean-Claude Juncker, presidenti i KE theksoi se zgjerimi do bllokohet në pesë vitet e ardhshme dhe çuditërisht theksoi se kjo varet nga reformat në Ballkan. Sot 43 përqind e serbëve kërkojnë anëtarësimin në BE, ndërsa në 2009 kjo shifër ishte më e madhe: 67%. Te të rinjtë kjo shifër është më e ulët.

Çfarë ka shkuar keq? Anëtarësimi do detyronte elitat e korruptuara të lejonin lirinë e mediave, të fuqizonin fuqinë e ligjit dhe të liberalizonin ekonomitë e tyre, që do dobësonte fuqinë e tyre. Pak ishin ata që dëshironin të kryenin këta reforma të mira. Nga gjashtë shtetet vetëm Serbia dhe Mali i Zi filluan bisedimet e anëtarësimit, Shqipëria shpreson të fillojë së shpejti, Maqedonia është bllokuar nga vetoja greke, Bosnja e përçarë mes etnive dhe Kosova që nuk është njohur nga pesë shtetet anëtare të BE. “Ata nuk besojnë më shumë nëse ne i gjënjejmë rreth anëtarësimit dhe ne nuk i besojmë kur ata flasin për angazhimin rreth reformave,” tha Vessela Tcherneva nga think-tank.

Sipas “The Economist”, në vendin e shpresës ka akoma frikë për rikthimin e gjakderdhjeve dhe kjo u pa me krizën politike në Maqedoni, ndihmuar me provokimet e mediave ruse dhe kërcënimet për dhunë mes Serbisë dhe Kosovës. Këta u zgjidhën falë ndikimit të diplomatëve amerikanë, gjermanë dhe shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini. Përtej kësaj në rajonin me 20 milion banorë ka numër të madh të papunësisë, rritje të vogël ekonomike; një e pesta e banorëve të Maqedonisë jetojnë jashtë shtetit dhe serbët e kualifikuar po derdhet drejt BE.

Në samitin e Triestes ku merrnin pjesë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë u potencua rëndësia e zonës së përbashkët ekonomike dhe fondet për zhvillimin e infrastrukturës. Si çdoherë një premtim-bosh për “perspektivën europiane” të Ballkanit. Por tentative e BE është zbehur për ndryshimet politike atje.

Mos u dorëzo

Shtetet e ballkanit janë partnerë të lodhshëm me një sërë kontestesh rreth kufijve për një copë shkëmbi ose majë mali dhe të rrethuar me ekonomi të dobta dhe grindje politike. Një pjesë e Ballkanit po trafikon drogën dhe qenien njerëzore dhe armët e luftrave të 90-të u përdorën në sulmet terroriste të Parisit 2015. Ekstremizmi musliman po rritet në Bosnjë dhe Kosovë. Në këtë ambient të lojës cinike të liderëve lokalë, ku shpesh krijojnë kriza për të luajtur ruajtësin e paqes, mund të dalë jashtë kontrollit.

Europianët shpesh flasin për rritjen e influencës së shteteve tjera si Rusia dhe Turqia, ndikuar edhe nga lidhjet kulturore. Por shumica e liderëve e dijnë se nuk ka të ardhme jashtë BE. Mbase fitorja e re në shtator 2017 e kancelares Merkel, mund të shpenzonte më shumë diplomaci te kryeqendrat e Ballkanit.

Samiti i Triestes është më shumë një bisedë “qorrsokaku” i vendeve ballkanike. Në të vërtetë rajoni akoma nuk sheh fundin e premtimeve të pambajtura.

Ashtu si shumica e bashkëpatriotëve edhe z. Cvijic është skeptike për rrugën europiane të Serbisë. Ajo nuk i beson qeverisë Vucic dhe nuk preferon pandershmërinë e europianëve për ndihmën kundrejt tij. Por ajo heziton të largojë flamurin europian nga ballkoni i saj. Burri i saj asnjëherë nuk u zmbraps nga ajo shpresë. Pse duhet ajo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat