AKR demanton largimin: I qëndrojmë besnik LDK-së e partnerëve të koalicionit

Politika

AKR demanton largimin: I qëndrojmë besnik LDK-së e partnerëve të koalicionit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 korrik 2017 Në ora: 14:35
Krerët e koalicionit, LDK, AKR, Alternativa, dhe Levizja për Drejtësi.

Sot nëpër media kanë qarkulluar lajmet se Aleanca Kosova e Re ka mundësi të dalë nga koalicioni LAA dhe t’i bashkëngjitet koalicionit PAN, ku 4 deputetë të AKR-së mund ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Të gjitha këto lajme si duken u nxitën nga takimi i anëtarit të AKR-së, Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Mirëpo, këto raportime të mediave i ka mohuar deputeti i AKR-së dhe nënkryetari i kësaj partie, Korab Sejdiu.

Image
Korab Sejdiu

Sejdiu përmes një përgjigje telefonike dhënë “Bota sot” ka thënë se asgjë nuk ka të vërtetë këtu.

Ai këto zëra i ka quajtur thashetheme, duke shtuar se vendimet ata do t’i marrin të përbashkëta me partnerët e koalicionit, pra LAA.

“Nuk asgjë të vërtetë rreth këtyre thashemethemeve, ne i qëndrojmë besnik parimit tonë fillestar, pra qëndrimit besnik ndaj partnerëve tanë të koalicionit dhe çdo vendim që merret merret si koalicion”, është shprehur Sejdiu.

Sipas Sejdiut, ata i qëndrojnë besnik koalicionit.

“Unë po e ritheksoj atë që  e thashë më herët ne qëndrojmë krahas partnerëve tanë të koalicionit dhe vendimeve do t’i marrim në mënyrë të përbashkët”,  ka pohuar Sejdiu për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat