Avdullah Hoti flet për luftën speciale ndaj LDK-së, ja çka po bëjnë me AKR-në dhe Alternativën

Politika

Avdullah Hoti flet për luftën speciale ndaj LDK-së, ja çka po bëjnë me AKR-në dhe Alternativën

Nga: B.S Më: 19 korrik 2017 Në ora: 15:57
Behgjet Pacolli, Isa Mustafa e Avdullah Hoti

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas lajmeve të publikuara së fundi në media, e ku Hoti këto i quan luftë speciale ndaj LDK-së.

“Lufta speciale ndaj LDK-se nuk po ndalet, permes lajmeve te rreme dhe konspiracionit. Por, eshte e kote. LDK eshte unike, me te gjitha strukturat e saj, nga nendeget deri ne kryesine qendrore.  Energjia e LDK-se eshte e pa shtershme, dhe tani eshte riperterire. Bashkedyzimi i dy brezave ne LDK (brezit te pavaresise dhe brezit te republikes) ka prodhuar nje energji te re ne LDK dhe po krijon momentum te jashtezakonshem per te shkuar përpara”, shkruan Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, me AKR-në dhe Alternativën po diskutohet për themelimin e institucioneve te reja.

“Ne anen tjeter, diskutimet po vazhdojne me deget tona per zgjedhjet lokale. Diskutime shume produktive po zhvillohen per themelimin e institucioneve te reja se bashku me partneret tane te koalicionit AKR dhe Alternativa, institucione qe do te ruajne orientimin proevropian te Kosoves”, shkruan Avdullah Hoti, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat