Drejtësia ndërkombëtare e padrejtë ndaj Kosovës

Politika

Drejtësia ndërkombëtare e padrejtë ndaj Kosovës

 Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 24 korrik 2017 Në ora: 18:07
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu

Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Bota sot”, deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi për Kosovën,  përderisa nuk i bën presion dhe nuk i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë bërë krime në Kosovë.  Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos gëzohen për arrestimet që mund të ndodhin nga Gjykata Speciale.

Bota sot: Thatë që ka pasur takime për koalicione para zgjedhjeve. A ka pasur AAK-ja takime edhe me LDK-në dhe VV-në?

Teuta Haxhiu: Çdo gjë që ka ndodhur që nga certifikimi i rezultateve ka qenë shumë transparente dhe shumë publike. Parazgjedhore ka qenë me Nismën.

Bota sot: Po me VV-në dhe LDK-në a ka pasur bisedime?

Teuta Haxhiu: Sinqerisht nuk e di për atë kohë. Atë që e kemi kuptuar, e kemi kuptuar. Diçka që ka ndodhur është se ka pasur bisedime mes LDK-së dhe VV-së. Nuk mund të them se ka pasur takime mes LDK-së dhe AAK-së apo LDK-së dhe VV-së. Publike janë këto që kanë ndodhur, por ndoshta shumica e qytetarëve nuk e dinë që ka pasur shumë takime të vazhdueshme para se të ndodhte PAN-i dhe e dimë që ka ndodhur në momentin e fundit, megjithatë e respektojmë çdo rezultat që ka ardhur. Por nuk është se dikush ka parime në politikë dhe nuk do të duhej të kishte dhe edhe sot përderisa bisedohet në mes të LDK-së dhe VV-së, ku flitet dhe ironizohet për numra. Por jam më se e sigurt se askush nuk është më kompetent, më i duhur për vendin se Haradinaj, askush nuk e ka guximin, askush nuk e ka vullnetin për të punuar dhe askush nuk është më transparent dhe i drejtpërdrejtë se Haradinaj, prandaj them se do të ndodhë qeverisja Haradinaj dhe atëherë do të shihet puna dhe do të harrohen të gjitha. Në fakt parime, sinqeritet, punë, ndershmëri dhe korrektësi  ka vetëm z.Haradinaj dhe jam e sigurt se qeveria e tij do të bëhet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat