“Me datën 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAN-VV, NISMA me një propozim për Kryetar të Parlamentit”

Politika

“Me datën 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAN-VV, NISMA me një propozim për Kryetar të Parlamentit”

Nga: B.S Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:12
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Me datën 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAN-VV. Së paku kështu ka theksuar deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook.

Ai thotë se kjo marrëveshje gojore është tashmë është arritur sot gjatë takimit të Pacollit dhe Ymerit,  e që do të finalizohet me shkrim me datën 2 gusht.

“Qëllimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht. Pacolli ka garantuar kreret e VV se Isa Mustafa, do te pranoje kete oferte”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, nëse krijohet kjo marrëveshje, atëherë zhvillimet politike do të marrin kahje tjetër, ku sipas Zekës,  ka mundësi që edhe NISMA të dalë më një propozim të vetin për kryetar Kuvendi.

Ja postimi i plotë:

Me daten 2 gusht munde te lidhet koalicioni LAN-VV

Pacolli eshte takuar sot me kryetarin e Levizjes VV, jo per "kafe" qysh deklaroi ai. Sa per kafe ma mire ishte taku me mu.

Qellimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht.
Pacolli ka garantuar kreret e VV se Isa Mustafa, do te pranoje kete oferte.

E gjithe kjo flet per nje krize te thelle nga te dyja anet. Po te ishin punet ne terezi ne kampin kundershtar te Ramush Haradinajte, takimi Pacolli-Ymeri, s ' kishte pse me ndodhe. Po te ishin punet ne teeezi ne çadrate e Isa Mustafes, s'kishte pse te pihej kjo kafe, s'do duhej qe Mimoza Kusari ta kritikonte Labinot Tahirin, i cili pas kesaj kritike lajmeroje "per dhimbeje veshkesh", asnuk do kishte nevoje te norvozohej ish kryeministri me meshkujte dhe nuset e partise se tije!

Nese krijohet kjo marrevesheje me 2 gusht, zhvillimet politike do te marrin kahje tjera politike.

Ka mundesi qe edhe NISMA te dale me nje propozim te vetin per Kryetar te Parlamentit, pasiqe ky post i takon PAN-it, po jo PDK-se.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat