Farsa e radhës e politikes serbe, fatale për Kosovën

Politika

Farsa e radhës e politikes serbe, fatale për Kosovën

Albulena Jaha Nga Albulena Jaha Më 29 korrik 2017 Në ora: 17:50
Aksion i mëhershëm i Vetëvendosjes para Qeverisë së Kosovës

Deklaratat e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq për një dialog të brendshëm rreth Kosovës po shihen si të rrezikshme, ani pse në media është proklamuar se Vuçiq ka kërkuar një far lloj pajtimi me Kosovën. Deklaratat e tilla mund të jenë ndër më fatalet për tërsinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës. Në një mënyrë apo tjetrën Vuçiq formalisht ka kërkuar hisen e Serbisë në Kosovë dhe kjo mund të jetë edhe një paralajmërim për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Profesori universitar Ibrahim Berisha në një reagim të tij ka thënë se, teksti i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me theksin “për të nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovë”, mund të jetë ndër më fatalët për tërësinë integrale dhe sovranitetin e Kosovës.

“Të mos lejojmë që të humbasim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që kemi, por edhe të mos presim se do të na kthehet në dorë ajo që e kemi humbur kaherë”. Vuçiq edhe formalisht do hisen e Serbisë në Kosovë, të cilën e konfirmon se tashmë e ka dhe duhet përfunduar me procedura “demokratike”. Ai nuk flet për shtetin e Kosovës, por për një pjesë të Serbisë në Kosovë, i cili sipas konstruktit politiko-administrativ të Beogradit, formalizohet përmes Asociacionit si hap i fundit për copëtimin territorial të Kosovës. Jo rastësisht, Vuçiq del me këtë propozim kur kriza e bërjes së qeverisë është e dukshme dhe partia e tij në Parlamentin e Kosovës, synon të maksimizojë përfitimet që i dhurohen nga kultura bajraktare dhe provinciale e liderëve të partive të shqiptarëve” thuhet në reagimin e profesorit Berisha.

Qëllimet e rrezikshme të Serbisë

Image
Rexhep Selimi

Në lidhje me deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thëne se Serbia vazhdon ti ketë sytë kah Kosova, por që sipas tij ka edhe udhëheqës nga Kosova që sytë i kanë kah Serbia duke aluduar kështu të presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili se fundmi i ri aktualizoi bisedimet me presidentin serb.

“Normal që Serbia dhe udhëheqësit e saj ende e vajtojnë dhe i kanë sytë kah Kosova, por nuk e di pse duhet të njëjtën gjë ta bëjnë edhe disa udhëheqës në Kosovë që ende i kanë sytë kah Serbia më të cilën duan të bisedojnë në vazhdimësi. Kur nuk ka kush flet për Kosovën atëherë dëgjohet edhe zëri i Vuçiqit” ka thënë Selimi. Sipas tij, bashkëpunimi me Listën serbe është i barasvlershëm më bashkëpunimin me Serbinë në krijimin e institucioneve në Kosovë. Sipas Selimit Lista Serbe përfaqëson Serbinë e jo serbët e Kosovës.

Kurse sipas anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Anton Berisha pikëpamjet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar asnjëherë dhe se as që do të ndryshojnë.

Image
Anton Berisha

“Nuk besoj se ne duhet të mbështetemi në veprimet e Serbisë ngase pikëpamjet e tyre ndaj nesh nuk kanë ndryshuar neper shekuj dhe nuk pres të ndryshojnë as tash. Ajo çfarë duhet të bëjmë ne, është të forcojmë shtetin tonë dhe partneritetin më BE dhe SHBA-në. Forcimi i institucioneve, respektimi i rendit e ligjit, ngritja ekonomike dhe respektimi i të drejtave të njeriut duke përfshirë të gjithë që jetojnë këtu, është përgjigjja e duhur ndaj çfarëdo aspirate të Serbisë apo kujtdo tjetër” ka thënë për Bota sot Anton Berisha nga AAK.

Rrënimi i imazhit nëpërmjet instalimit të LPK-së

Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë për “Bota sot” se në të gjitha aktivitetet shoqërore favorizohet ai që ka iniciativën, dhe nga viti 1989 kur filloi të thellohet kriza shqiptaro- serbe, deri me vitin 2000, iniciativa ka qenë në anët e Kosovës, dhe kjo kryesisht lidhet më lidershipin e Ibrahim Rugovës.

Image
Fadil Kajtazi

Sipas Kajtazit faktori themelor që ka ndikuar në zbehjet e iniciativës në raport më Serbinë është shteti shqiptar i cili pas vitit 1997, më çdo kusht dëshironte të ndërroj lidershipin kosovarë të prirë nga Presidenti Rugova dhe ta instaloj krahun e vet i cili kishte vijë ideologjike të përafërt më Partinë Socialiste e që kryesisht ishte i organizuar në mërgatë në kuadër të LPK-së. Shteti shqiptar ja arriti që këtë strukturë ta faktorizoj dhunshëm dhe përmes saj të filloj ta rrënoi imazhin e Kosovës para aleateve perëndimorë.

“Ngjarjet e marsit të vitit 2004 të cilat u organizuan nga shërbimet inteligjente serbe rrënuan përtokë imazhin e Kosovës para aleateve perëndimorë dhe i ashtuquajturi krah i luftës pas marrjes se pushtetit më 2007, instaloi logjikë primitive të qeverisjes se vendit e cila prodhoj efekte negative në qendrat e vendosjes ndërkombëtare. Tani, fatkeqësisht ne jemi të hendikepuar dhe Vuçiq ka iniciativën për ndërmarrje të aksioneve politike në raport me Kosovën, ai në dore ka adute të shumta; në radhë të parë injoranca politike” ka shtuar Kajtazi.

Qeveria Mustafa stabilizoi funksionimin e vendit

Sipas tij Qeveria e Udhëhequr nga Isa Mustafa stabilizoi parametrat e funksionimit të vendit dhe kur po  bëhej gati qe kjo të forcohej edhe më tepër, PDK e rrënoi këtë stabilitet, ku procesi zgjedhor vërtetoj se kjo më se shumti favore i krijoi Vuqiqit.

“Aduti tjetër që Vuçiq ka në dorë është loja e tij në mes të Evropës dhe Rusisë, që në raport me shqiptaret atij i krijon iniciativë të aksionit politik në rrafshin ndërkombëtar. Pavarësisht entuziazmit të Edi Rames i cili e ka  shpërndarë në rrjetet sociale shkrimin e Vuqiqit ,dialogu për Kosovën i Vuqiqit më popullin serb është farsa e radhës e politikes serbe”.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi, qëndron në Prishtinë, kur fillon funksionimi normal i rendit demokratik, zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i korrupsionit dhe krimit, kur Kosova behët vend atraktiv për qytetaret e saj. Nëse kjo arrihet, Serbisë i lehtësohet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe njohjen e saj ndërkombëtare.

Mendimi i paraqitur nga ana e kriminelit Vuçiq ka disa anë të medaljes, sipas Njohësit të cëshjtve juridike Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

“Së pari, më këtë pretendim të arrijë që çështja e integrimit në UE e Serbisë të përshpejtohet nëpërmjet gjoja ndryshimeve të mëdha të shtetit serb. Së dyti, është një mjet i matjes se mendimit të popullit serb mbi politiken që e ka bërë Serbia kundrejt Kosovës duke e ndarë e copëtuar vendin tonë në drejtim të pushtimeve të reja. Së treti, tregon më këtë, si ndaj Prishtinës, ashtu edhe ndaj UE dhe SHBA-ve, se Serbia nuk e lëshon Kosovën veriore. Se katërti, i ka caktuar bazat mbi të cilën shteti kriminal serb bisedon më Kosovën ka thënë ai.

Sipas Kelmendit nuk ka diçka të re në vijën strategjike të Serbisë. Kemi vetëm ndryshim të taktikave që shpijnë gjithashtu të ndarja dhe ripushtimi i vendeve të veçanta të Kosovës. Vuçiqit nuk i besohet. Ai ka përgjegjësi penale për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë. Ai ka përmendur edhe thënien e Vuçiq " Për një serb të vrarë në Kosovë e Metohije do të vriten 100 shqiptarë". Sipas Kelmendit duke e marrë këtë del qartë se sa i lafytur është ky kriminel, ish ministër i  formacionit në qeverinë e Milloshevicit. “Pa përgjegjësi penale për gjenocide. Nga Beogradi pritet çdo e keqe kundruall çështjes shqiptare dhe Kosovës. Ata nuk kane hequr dorë nga territoret e shtetit tonë. Asgjë të mire nuk duhet pritur”, ka thënë Kelmendi.

Bosnjezimi i Kosovës

Image
Albrim Badallaj

Kurse sipas analistit politik Albrim Badallaj deklaratat e Vuçiqit janë popullsitë dhe si te tilla janë të rrezikshme për raportin e komunitetit serb në Kosovë, me institucionet tona dhe përbejnë një sprovë më vete. Këto deklarata vijnë në një periudhë ku dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kalojë në nivel presidentësh dhe ku planifikohet të bisedohet edhe për çështjen e Asosiacionit te Komunave më shumicë serbe.

“Kësisoj tentohet qe "kalaja të pushtohet nga brenda", duke instaluar një lloj autonomie në ato komuna ku ka shumicë serbe apo siç e kanë quajtur disa edhe bosnjezim të Kosovës. Duke e marr parasysh autonominë e disa monumenteve kulturore dhe fetare të komunitetit serb në Kosovë, atëherë edhe në aspektin territorial të këtyre komunave mund të arrihet një gjë e tillë, nëse e lejon pala kosovare, edhe pse për këtë çështje (Asociacionin) ka një nënshkrim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e palës evropiane” ka thënë Badallaj.

Sipas tij kjo deklaratë e Vuçiqit, përveç se është nxitëse, tregon qartazi synimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, edhe pse është duke zhvilluar bisedimet si dy shtete të barabarta.

“Partitë shqiptare në këtë pikë duhet të jenë unike dhe të mos lejojnë qe edhe në rast të kushtëzimit më integrimet euro-atlantike, jetësimin e kësaj kërkese për dhënien de fakto e ndoshta edhe dejure të autonomisë se serbeve brenda Republikës së Kosovës. Politik bërësit shqiptar te Kosovës, para vetës kanë një sfide për të cilën pasardhësit do te mund ta pësojnë apo edhe historia do i njeh si tradhtare në rast se bëjnë tolerime edhe në këtë pikë, në raport më Serbinë, e cila me diplomacinë e saj ka ditur shpeshherë të fitoj ndaj shqiptareve” ka thënë analisti politik Albrim Badallaj.

Image
Armend Halimi

Edhe analisti tjetër politik Armend Halimi ka thënë për Bota sot deklarata e Vucicit pasqyron politiken destruktive ndaj paqes dhe sigurisë në rajon, e në veçanti në Kosovë duke ndjek diskursin e politikes milosheviciane, ngase kjo len më kuptua si thirrje të qytetareve serb që jetojnë në Kosovë që të rezistojnë institucioneve kosovare, dhe qe jeta e tyre institucionale te vazhdoje paralelisht me ato te shtetit te Kosovës.

“Për më tepër, kjo nëse nuk është rutine e deklaratave të zakonshme të tyre, flet për ndonjë marrëveshje të fshehtë në bisedime ku edhe mund të jetë përcaktuar 'se çka do të jetë në dorën e tyre', dhe se 'çka nuk kanë për të humbur', që mund të konsistojë për ndonjë autonomi të këtij komuniteti brenda vendit tonë” ka thëne Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat