Vucic: Të marrim shembullin e diasporës shqiptare dhe serbe në Zvicër, vetëm gomarët nuk ndryshojnë

Politika

Vucic: Të marrim shembullin e diasporës shqiptare dhe serbe në Zvicër, vetëm gomarët nuk ndryshojnë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 korrik 2017 Në ora: 11:11
Presidenti serb Aleksander Vucic

Presidenti serb Aleksander Vucic ka kryer një intervistë me gazetarët e “Blick” Sermin Faki dhe Simon Marti, ku krahas zhvillimit ekonomik, zvogëlimit të borxhit publik dhe uljes së papunësisë, që sipas tij janë më të suksesshmet prej pas Luftës së Dytë Botërore, ka folur edhe për Kosovën dhe perspektivën europiane.

“Një temë e dhimbshme për serbët është Kosova (psherëtin). Është e thjeshtë të thuash: Shkoni luftoni në Kosovë! Megjithatë kjo na ka çuar gjithmonë në luftë. Dua të gjej një rrugë tjetër për Serbinë. Unë dua që të jemi të hapur dhe të drejtë me zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Edhe nëse serbët nuk janë të gatshëm për këtë - unë dua të shkoj më tej. Sepse ky lloj debati do ketë për të gjithë ne një efekt shërimi - pavarësisht nëse do arrijmë një rezultat të mirë ose të dështojmë,” tha ai, përcjell botasot.info. “Nëse të dyja palët nuk janë të gatshëm për të humbur diçka, atëherë konflikti do ekzistojë përgjithmonë. Kjo dëmton të dyja palët. Unë besoj që jam burri i vërtetë për këtë punë. E dini, pse? Unë isha parlamentari më i ri, më pas ministri më i ri dhe tani presidenti më i ri. Nuk kam ambicione tjera.”

Shqiptarët dhe serbët e Zvicrës

Rreth 100.000 serbë jetojnë në Zvicër, ndërsa përqindja e shqiptarëve të Kosovës është dyfish më e madhe. Në lidhje më këtë komunitet Vucic u shpreh: “Unë e di se shqiptarët dhe serbët në Zvicër jetojnë në paqe dhe bile si miq të njëri-tjetrit. Pikërisht këtë duam të sjellim si sukses edhe në vendlindje.”

Sipas Vucic, i cili punon “për vendin e tij nga ora 6.00 e mëngjesit deri në 22.00” rruga e Serbisë në BE është bllokuar për dy arsye: konflikti i Kosovës dhe miqësia me Rusinë. Por ajo që duhet të përmendet është se “ushtria serbe kryen katërherë më shumë manovra të përbashkëta ushtarake me NATO dhe SHBA, sesa me Rusinë.”

Vetëm gomari nuk ndryshon

 Në fund presidenti serb ka folur edhe për sulmin me gurë gjatë vizitës së tij në Srebrenicë. Por ai thotë se krahas Vladimir Putinit është politikani më i dashur i huaj në Bosnjë.

“Po, unë kam bërë gabime në të kaluarën dhe këtë nuk e fsheh! Unë nuk turpërohem kur them: unë kam ndryshuar. Vetëm gomari nuk ndryshon. Jam krenar, që çdo ditë mësoj rreth kësaj dhe njerëzit më besojnë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat