Deputeti i LDK-së porosit PAN-in: Pranojeni daljen në opozitë, nuk është fundi i botës

Politika

Deputeti i LDK-së porosit PAN-in: Pranojeni daljen në opozitë, nuk është fundi i botës

Nga: B.S Më: 4 gusht 2017 Në ora: 14:12
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Amend Zemaj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar kërkesën e PAN-it që të votohen në një pako kryeparlamentari dhe kryeministrit i vendit.

Sipas Zemajt, tendenca nga PAN-i, që të imponoj votimin e dyfishtë si për kryetar Kuvendi dhe Qeveri paraqet shkelje të rregullave dhe procedurave duke përfshire edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo bëhet edhe me e padrejtë kur gjithë këto ditë, duke involvuar edhe faktorë tjere kanë trumbetuar që kanë shumicen parlamentare ndersa e verteta është se ajo nuk ekziston ku tani edhe është faktuar me tri seanca radhazi. Duke tentuar që me çdo kushtë të jene shumice, po tregojnë pafuqin politike dhe morale që të pranojnë faktin e humbjes ku njeherit të krijohet mundësia që subjektet tjera politike të marrin mandatin për krijimin e qeverisë”, ka shkruar Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka porositur PAN-in që të pranojë daljen në opozitë.

“PAN-i, pranone daljen në opozite, me gajret nuk është fundi i botës po mendoj në atë kolektivishtë, ndersa si përsona të përveçem moti është dashtë të qendroni large politikes dhe institucionve nga fakti çka keni bërë ju”, ka shkruar deputeti Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat