Labinot Tahiri, “delja e zezë” e LAA-së në duar të PAN-it

Politika

Labinot Tahiri, “delja e zezë” e LAA-së në duar të PAN-it

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 8 gusht 2017 Në ora: 21:37
Labinot Tahiri

Kontrabandimi i deputetëve, duket se ka mbetur e vetmja mënyrë në të cilën koalicioni PDK-AAK-NISMA mund t`i bëj numrat për votimin e Kryetarit të Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe qeverisë.

Kjo po dëshmohet edhe me takimet e ndryshme që po mbahen këto ditë. PAN po takohet në mënyrë “tinëzare” me deputetë të caktuar për t`ua marr votën. Viktima e këtyre ditëve është këngëtari që sapo e ka nisur karrierën politike Labinot Tahiri. Tahiri, po bëhet i famshëm më shumë se sa në kohën kur i këndonte dashurisë e nuk merrte vesh gjë nga politika. Të merresh me politikë në ditët e sotme, veçanërisht në Kosovë nuk është edhe aq e vështirë.

Serviliteti, klientelizmi e interesi personal janë pikat kryesore që karakterizojnë shumë prej politikanëve të Kosovës. Të mos flasim pastaj me fazën tjetër të të bërit politikë, e ku bëjnë pjesë përfshirja në afera korruptive e dyshime të tjera që shkojnë deri në nivel vrasjesh.  Në këtë rast, Labinot Tahiri është duke iu nënshtruar fazës së parë, që ka të bëj me interesin personal të tij.

Një kandidim i mundshëm për kryetar të Komunës së Ferizajt, kishte kohë që ishte përmendur nga vet këngëtari. Këtë mbase po ia premton Ramush Haradinaj, apo edhe Kadri Veseli. Me të parin është takuar të martën pasdite.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat