Media zvicerane: Haradinaj larg kryeministrisë, PDK vlen si e korruptuar

Politika

Media zvicerane: Haradinaj larg kryeministrisë, PDK vlen si e korruptuar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 gusht 2017 Në ora: 16:14
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj

Portali i njohur zviceran “Watson” ka kryer një koment të shkurtër mbi situatën aktuale ku ndodhet Kosova. Sipas saj, koalicioni i PAN është larg fitimit të besimit të 61 deputetëve.

“Përfaqësuesit e ri në parlament nuk munden të pajtohen për caktimin e kryeparlamentarit të ri dhe as për krijimin e qeverisë së ardhshme. Arsyeja për këtë është se partitë e ish komandantëve të UÇK kanë pësuar një disfatë të rëndë dhe kryekandidati i tyre, Ramush Haradinaj është larg mundësisë për të fituar besimin e 61 deputetëve. Poashtu, partia më e rëndësishme e kësaj aleance, PDK, vlen si tepër e korruptuar,” përcjell botasot.info shkrimin e portalit zviceran.

Prognoza e Watson është se në Kosovë pritet të ketë zgjedhje të reja, pasi edhe Vetëvendosja është larg mundësisë për krijimin e qeverisë së ardhshme.

“Megjithatë edhe Vetëvendosja nuk ka përpjeken e duhur për të krijuar qeverinë e ardhshme në këtë sistem të fragmentizuar politik të Kosovës. Një diplomat perëndimor në Prishtinë, mendon se zgjedhjet e reja janë skenari më i mundshëm,” shkruan watson, përcjell botasot.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat