Përse Nisma nuk mund të largohet nga PAN?

Politika

Përse Nisma nuk mund të largohet nga PAN?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 gusht 2017 Në ora: 09:10
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Në rast, se Ramush Haradinaj nuk arrin ti krijojë numrat edhe pas votimit të kryetarit të kuvendit, atëherë parashikohet një mundësi që NISMA të largohet nga PAN. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre NISMA është satelit i Ramushit, prandaj dhe është tejet të vështirë një mundësi të tillë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja VV, Sadri Ramabaja ka pohuar se gjasat që të shkëputet NISMA nga koalicioni parazgjedhor që tani po quhet PAN, duket të jenë të vogla. Së paku, jo, derisa të dëshmohet se kandidati për kryeministër,  R.Haradinaj, nuk përmbush kushtin kushtetues (50 % plus 1) që të zgjidhet kryeministër.

Ramabaja: Koalicioni pa PDK-në zgjidhje e duhur

Sipas tij, koalicioni qeverisës me përfshirje sa më të gjerë, duke llogaritur edhe Nismën, por edhe AAK, por duke lënë në opozitë PDK-në, do të ishte zgjidhja më ideale për qeverinë që do të mund të krijohej dhe udhëhiqej nga VV.

“Personalisht mendoj se zgjidhje më afatgjate e këtyre ngërçeve të riciklueshme që prodhon sistemi ynë politik, do të ishte ndryshimi i këtij sistemi. Modeli zviceran i qeverisjes, ku partitë politike parlamentare janë pjesë e qeverisjes komfor çelësit që parapërcakton Ligji për qeverisje, do të garantonte stabilitet politik. Kjo qasje kërkon pjekuri politike dhe përgjegjësi politike”, ka thënë deputeti Ramabaja.

Në lidhje me këtë çështje, deputetë nga subjekte të ndryshme politike nuk kanë dashur të japin mendimet e tyre, se çfarë do të rrjedh më pas.

Opsionet për Nismën

Image
Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj ka pohuar se tani për tani nuk sheh të realizueshme këtë mundësi e aq më pak kur AKR ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet PAN-it.

“Po që se ndërrojnë kombinatorikat, atëherë konsideroj se Nisma për Kosovën do të veprojë si duhet dhe të angazhohet me fuqinë e vet politike krah opsioneve të tjera”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti politik Faton Mehmeti nuk beson se në rrethanat aktuale se NISMA do tërhiqet nga koalicioni aktual PAN, për me tepër pas afrimit të Pacollit drejt PAN.

“Nisma nuk është e lumtur me PAN-in”

Image
Faton Mehmeti

Ai konsideron se NISMA nuk është e lumtur në këtë koalicion, por e ndjen obligim që t’i qëndrojë pranë marrëveshjes me Ramushin, vetëm sa për ta bërë atë kryeministër.

“ Në rast, se Ramushi nuk arrin ti krijojë numrat edhe pas votimit të kryetarit të kuvendit, atëherë parashikohet një mundësi që NISMA të largohet nga PAN. Por më duket e vështirë kjo, për me tepër që Pacolli po afrohet me PAN. Lojaliteti i Pacollit e vë përpara një akti të kryer NISMEN, e cila nuk mund te arsyetohet assesi për largimin e mundshëm . Nëse do të ishte në koalicion me PDK do të mund të largohej NISMA, por ajo gjendjet aty për hir te Ramushit, dhe do i qëndroj këtij koalicioni deri në mundësinë e fundit që Ramushi të bëhet kryeministër. Pra NISMA është satelit i Ramushit, prandaj e shoh tejet të vështirë një mundësi të tillë”, ka thënë Mehmeti.

Frika nga Gjykata Speciale

Opinionisti Nexhat Haziri ka vlerësuar se gjasat e shkëputjes së NISMA-s nga koalicioni me PDK dhe AAK, dhe mundësisë për tu bashkuar më LV dhe koalicionin LAA, janë të vogla.

Image
Nexhat Haziri

Ai ka vlerësuar se frika nga Gjykata Speciale, ruajtja e interesave të tyre financiare dhe ekonomike nga veprimtaria e tyre e jashtëligjshme dhe e dyshuar si mafioze, po i mbanë bashkë këta lider.

“As në anën tjetër, pra në atë të LV-së dhe LAA, për të cilin kemi folur shumë për një mundësi afrimi dhe dakordimi për të bërë eventualisht një koalicion qeveritar, pas dështimit të PAN-it, nuk është shpresëdhënës, për shkak të përplasjeve që kishin në të kaluarën dy subjektet politike LV dhe LDK-ja, dallimet koceptuale, politike dhe ideologjike, si dhe gara për Prishtinën në zgjedhjet lokale të vjeshtës së sivjetme, ku pritet ti përplas rreptë këto dy subjekte politike njëra me tjetrën, janë pengesa serioze për një afrim të mundshëm në mes LV-së dhe LDK-së. Dhe marrë parasysh të gjitha këto, çdo ditë e më shumë po forcohet bindja se opsioni I vetëm për ti dhënë fund krizës politike dhe institucionale, është që vendi të shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare,” ka thënë opinionisti Haziri.

Një kombinim të tillë e ka hedhur si ide edhe ish Ambasadori Lulzim Peci i cili ka thënë se një qeveri me stabilitet të lartë do ta krijonte VV – LAA dhe Nisma.

Skenarët e ish ambasadorit Peci

Image
Lulzim Peci

Sipas tij, gjashtë skenarë të formimit të Qeverisë së Kosovës dhe implikimet e tyre: PAN me deputetët e “dezertuar” nga LAA  dhe një qeveri fragjile mund të rrëzohet në çdo moment ose në të kundërtën duhet të bëjë koncesione të rënda ndaj Listës Serbe, ku do të ketë pozicion më të dobët negociator në raport me Serbinë.

VI. LAA, AAK dhe NISMA – qeveri me stabilitet të ulet

"Nuk detyrohet të bëjë koncesione të rënda ndaj Listës Serbe, por do të jetë pozicion më të dobët negociator në raport me Serbinë. Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jenë shumë problematik për shkak të qëndrimeve të ndryshme brenda koalicionit qeveritar dhe presionit ndërkombëtar që këto çështje të përfundojnë sa më shpejtë”, ka thënë Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat