Bekim Jashari fundosë PDK-në në Skenderaj

Politika

Bekim Jashari fundosë PDK-në në Skenderaj

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 17 gusht 2017 Në ora: 19:23
Bekim Jashari

Në lidhje me mundësinë e kandidimit të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt si kandidat i pavarur, profesori universitar Jeton Kelmendi ka thënë se kandidimi i Jasharit do të çmontonte PDK-në në atë komunë dhe se do të ishte një nder për komunën Skenderaj kandidimi i Jasharit.

Komunën e Skenderajt në zgjedhjet lokale mund ta presin befasi të shumta e sidomos nëse Bekim Jashari-djali i heroit Hamëz Jashari do të kandidoj si kandidat i pa varur për kryetar komune.  Në një prononcim ekskluziv për “Bota sot” ai ka thënë se ende nuk ka marr ndonjë vendim përfundimtar, dhe se është duke shqyrtuar.

“Kandidimi im absolut nuk do të ishte kundër askujt. Nëse do të marr vendim do të marr veç në të mirën e vendit tim dhe qytetareve. Unë nuk kam asgjë kundër askujt si Samiun si Nurdenin të gjithë i kam shokë të mirë” ka thënë ai.

Sipas Jasharit ka qenë dëshirë edhe më herët edhe e Sami  e Nuredin Lushtakut që dikush nga ne familja Jashari të dal si kandidat i pavarur dhe kësaj herë asgjë nuk ka konkrete por është bërë shumë e madhe pa ndonjë arsye.

Kurse në pyetjen se nëse Nuredin Lushtaku do të jetë kandidat i PDK-së për komunën e Skenderajt, a do të kandidojë edhe vetë Bekim Jashari që i bie të jetë kundër kandidat i Nuredin Lushtakut, Jashari ka thënë se ende nuk ka marrë një vendim të prerë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat