Djali i Hamëz Jasharit kandidat për kryetar të Skenderajt, fundi fatal për PDK-në

Politika

Djali i Hamëz Jasharit kandidat për kryetar të Skenderajt, fundi fatal për PDK-në

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 gusht 2017 Në ora: 13:30
Bekim Jashari-djali i heroit Hamëz Jashari

Komunën e Skenderajt në zgjedhjet lokale mund ta presin befasi të shumta e sidomos nëse Bekim Jashari-djali i heroit Hamëz Jashari do të kandidoj si kandidat i pa varur për kryetar komune.  Në një prononcim ekskluziv për “Bota sot” ai ka thënë se ende nuk ka marr ndonjë vendim përfundimtar, dhe se është duke shqyrtuar.

“Kandidimi im absolut nuk do të ishte kundër askujt. Nëse do të marr vendim do të marr veç në të mirën e vendit tim dhe qytetareve. Unë nuk kam asgjë kundër askujt si Samiun si Nurdenin të gjithë i kam shokë të mirë” ka thënë ai.

Sipas Jasharit ka qenë dëshirë edhe më herët edhe e Sami  e Nuredin Lushtakut që dikush nga ne familja Jashari të dal si kandidat i pavarur dhe kësaj herë asgjë nuk ka konkrete por është bërë shumë e madhe pa ndonjë arsye.

Jashari pa vendim të prerë

Kurse në pyetjen se nëse Nuredin Lushtaku do të jetë kandidat i PDK-së për komunën e Skenderajt, a do të kandidojë edhe vetë Bekim Jashari që i bie të jetë kundër kandidat i Nuredin Lushtakut, Jashari ka thënë se ende nuk ka marrë një vendim të prerë.

Një veprim i Kadri Veselit, do të jetë determinues për të ardhmen politike të Bekim Jasharit, djalit të heroit të kombit, Hamëz Jasharit.

Zyrtarisht ende nuk dihet nëse Sami Lushtaku do t’i futet garës edhe pse ky i fundit ka rishfaq ambiciet edhe për një mandat ndonëse pas lirimit nga burgu kishte thënë se më nuk do të jetë kandidat për kryetar të Skenderajt.

Në lidhje më kandidimin e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt si kandidat i pavarur, profesori universitar Jeton Kelmendi ka thënë se kandidimi i Jasharit do të çmontonte PDK-në në atë komunë dhe se do të ishte një nder për komunën Skenderaj kandidimi i Jasharit.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se Partia Demokratike e Kosovës është duke u çmontuar sepse eksponentë të saj kryesor nga janë më aty siq kanë qenë Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe të tjerë pavarësisht se janë në një koalicion ai është një koalicion i zorit. Çështja është që PDK-ja vendlindjen e ka në Skenderaj dhe bastion të saj,mendoj se do ta dëmtoj shumë nëse Bekim Jashari do të kandidoj si kandidat i pa varur, por kam bindjen se duke e njohur atë mentalitet primitiv atje mendoj se do të fitoj cilido Lushtak” ka thënë ai.

Sipas Kelmendit shenjat e para të një fillimi të një demokmratizimi në këtë komunë janë se edhe pse në zgjedhjet nacionale kjo parti në Skenderaj ka fituar po ka humbur mija votues atje.

“Kandidatura e mundshme e Bekim Jasharit si kandidat i pa varur do të ishte një nder për komunën e Skenderajt dhe do të ishte një çmontim për PDK si parti e zhytur në korrupsion dhe gjera të pa rregullta, në fakt do ta disiplinonte këtë parti sepse ashtu sic jemi tani edhe një mace ose një arushë nga PDK-ja të del kandidat do të fitonte në Skenderaj” ka thënë nder të tjera Kelmendi, duke shtuar se  demokracisë në Skenderaj do ti shërbente shumë Bekim Jashari po të dil te si kandidat i pa varur”, ka është shprehur Kelmendi.

Image
Faton Mehmeti

“Familja Jashari është distancuar nga PDK”

Kandidimi i Bekim Jasharit si kandidat i pavarur për Skenderaj do të duhet të mbështetej nga gjitha partitë politike dhe mos të dilnin më asnjë kandidat në ketë komunë, megjithatë një gjë të tillë nuk duhet presim pasi që PDK e ka bastion ketë komunë dhe se humbja e votave në këtë komunë do të ishte fundi fatal për PDK-në.

Analisti Faton Mehmeti tha se nëse Bekim Jashari kandidon si deputet i pavarur, besoj se të gjitha partitë do të duhej ta mbështesnin dhe mos të kandidonin më kandidat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjnë për djalin e heroit të kombit Hamzë Jashari.

“Mendoj se  kandidimi eventual i Bekimit vjen si pasojë e keqqeverisjes në Skenderaj nga PDK, si dhe heqja e të drejtës se PDK-së për tu thirrur në emër të familjes Jashari. Mos të harrojmë se PDK duke u thirrur në emër të familjes Jashari ka fituar në Skenderaj, por edhe ka vjedhur vendin duke e degraduar në këtë greminë. Familja Jashari është distancuar moti kohe  nga PDK, duke mos pritur zyrtarët e saj në shtëpinë e tyre e deri tek pakënaqësitë me gjendjen ne vend” ka thënë Mehmeti.

Sipas tij Bekimi po kandidon që të thotë se PDK nuk ka mbështetjen e familjes Jashari, dhe për të kthyer dinjitetin e qytetareve të Drenicës për një jetë më të mirë. Familja Jashari është kundër PDK, kundër të këqijave që  PDK iu ka sjellë qytetareve të Skenderajt. 

“Familja Jashari po sakrifikohet përmes Bekimit për të treguar se Ademi dhe Hameza nuk luftuan që Hashimi dhe Kadriu të vjedhin vendin, të pasurohen në kurriz të të varfërve.  Më kandidimin e Bekimit në Skenderaj,  PDK do të fundoset përfundimisht, ashtu sië po fundoset në Kosovë. Anija e fundosjes se PDK-së do të merr fund aty ku edhe filloj ngritjen e saj” ka thënë për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

Image
Skënder Zogaj

Kandidimi i Bekim Jasharit fitore për Skenderajn

Edhe  analisti Skënder Zogaj ka thënë se Kandidaturat për kryetarë të komunave janë pika më e dështuar e të gjitha partive politike, të cilat këtë detyrë po e kryejnë për faqe të zezë, sepse kanë rënë nën ndikimin e interesit të batakëqinjve dhe grupeve përfituese, nga nëntoka e krimit dhe të korrupsionit të organizuar.

“Partitë politike e kanë humbur kontrollin e duhur elementar partiak në terren dhe, apriori pranojnë kandidimin e "maçokëve" për kryetarë komunash! Opinioni e ka të mirënjohur se shumica e kryetarëve të komunave në Kosovë janë krye personazhet e keqpërdorimeve, batakçinj me varg veprash të liga. Të këtillë individë janë kandiduar edhe për zgjedhjet e reja lokale, prandaj domosdo që ka reagime dhe mospajtime nëpër disa komuna, siç është rasti i Skenderajt. Unë e konsideroj fat që në këtë komunë është deklaruar e mundshme kandidatura e Bekim Jasharit, sidomos gëzon fakti se ky do të jetë kandidatë i pavarur, që është shënon fillimin e një mrekullie të madhe, që duhet të ndodh në Kosovën e turbulluar nga çelbësimet në kreun e partive politike, të cilat, komunat po i shndërruar në agjenci të zhvatjes, të ngjashme me kooperativat bujqësore, ku vilet e milet gjithçka” ka thenë Zogaj.

Sipas tij kandidimi i figurave të pavarura apartiake është gjëja më e mirë që duhet të ndodh me shumicë, sepse personalitete si Bekim Jashari, nuk ka asnjë dyshim se mund ta realizonin kthesën e dëshiruar, duke e thyer përvojën e keqe që është instaluar nëpër komunat e Kosovës.

“Deklarimi i gatishmërisë së Bekim Jasharit për të hy në garë i pavarur, është fitorja e madhe e Skenderajt, dhe e të gjitha komunave të Kosovës, që duhet të zgjohen nga letargjia dhe qytetarët duke të marrin rolin e vendim marrës për zgjedhjen e njerëzve të merituar për kryetar komune, e jo te lejojnë që të kandidohen  fundërrina që janë të denja as për kryetar të familjeve të tyre”, është shprehur ai.

Zogaj ka theksuar se, dalja e Bekim Jasharit është një shembull që duhet të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve për ndryshimin e përvojës së keqe të kandidatëve për kryetarë të komunave, sepse në komuna është baza institucionale e shtet ndërtimit ligjor.

“Këtu zë fillin edhe reformimi i partive politike, të cilat po degjenerojnë në vet kalbje” ka përfunduar Skender Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat