“Pakënaqësi te PDK-ja, ka deputetë që nuk pranojnë ta votojnë Haradinajn”

Politika

“Pakënaqësi te PDK-ja, ka deputetë që nuk pranojnë ta votojnë Haradinajn”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 6 shtator 2017 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj

Analistët mendojnë që brenda koalicionit PAN dhe AKR, ekzistojnë pakënaqësi për shkak të ndarjeve të posteve ministrorë. Sipas tyre, ka deputetë që nuk pranojnë të votojnë Qeverinë Haradinaj. Sipas tyre, ky koalicion nuk do të mbijetoj gjatë, pasi dështimet e saja janë të ditura që në fillim.

Analisti politik, Dimal Basha, ka thënë për “Bota sot” se koalicioni PAN me AKR-në ka përçarje dhe ekzistojnë deputetë që nuk pranojnë ta votojnë qeverinë Haradinaj.

“Unë mendoj se ka përçarje brenda saj dhe ka deputet brenda që  nuk pranon të votojë qeverinë Haradinaj. Prandaj, edhe pse kanë vota të mjaftueshme për themelimin e qeverisë, mendoj se vonesa ëshëe tentim për të bindur që të dalin bashkë  pro qeverisë  Haradinaj dhe të mos vërejnë përçarjet e brendshme” ka pohuar Basha.

Kurse, analisti Faton Mehmeti, ka vlerësuar se ndarja e ministrive dhe posedimi i shumicës më të madhe nga AKR-ja, ka sjellë pakënaqësi sidomos te PDK-ja.

Sipas Mehmetit, koalicioni PAN dhe AKR është jetëshkurtër dhe nuk do të prodhojë rezultate.

“Besoj se e marrja e shumë ministrive nga AKR-ja, ka shkaktuar pakënaqësi, sidomos tek PDK-ja, e cila nuk po arrinë dot t'i ulë  tensionet brenda partisë  së vet. Ndarja e tepisës së pushteti, ka nxitur reagime  të mëdha tek PDK dhe aleatët e saj, dhe kjo mundn të jetë arsye që ndonjë deputetë  ka kërcënuar se nuk do e votojnë  koalicionin PAN dhe AKR. Ky koalicioni është jetëshkurtër, duke qenë  konglomeratë ky koalcion ka shkaktuar pëkënaqësi dhe s’do të prodhojë rezultat të pavarshëm. Ky koalicion nuk besoj se do të mbijetoj gjatë, pasi dështimet e saja janë  të  ditura që në fillim. Kosova nuk ka nevojë  për koalicione të inateve, të panatyrshëm dhe apsak premtueses, në këtë sens besoj se ky koalicion është ndërtuar dhe kështu do të përfundojë” ka theksuar  Mehmeti.

Edhe analisti politik, Nexhat Haziri, mendon se koalicioni PAN dhe AKR kanë probleme për shkak të ndarjeve të posteve.

Haziri ka shtuar se problem tjetër i koalicionit PAN, është koha për t’i bindur që të tjerët të mos kërkojnë poste ministrore.

“ Edhe pas bashkimit të Behgjet Pacollit me PAN, nuk sigurohet shumica shqiptare e as ajo parlamentare, kështu që koalicionit PAN i duhet akoma kohë për të negociuar me Listën Serbe, pasi shumica e thjeshtë parlamentare, varet kryekëput nga Lista Serbe, e cila edhe fatin e qeverisë Haradinaj e ka në dorën e saj. Po ashtu edhe me deputetët jo serb, PAN-it, do t’i duhet kohë që t’i bindë këta për të mos kërkuar poste ministrore, përndryshe, mund të themi se akoma nuk ka përfunduar gjithçka sa i përket formimit të institucioneve të Kosovës, edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së PAN-it me Behgjet Pacollin, pasi situatë mund të ndryshojë në çdo moment” ka deklaruar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat