“Dorëzimi i koalicionit PAN-AKR, rasti për përfitime përrallore nga Srpska”

Politika

“Dorëzimi i koalicionit PAN-AKR, rasti për përfitime përrallore nga Srpska”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 7 shtator 2017 Në ora: 10:26
Simiq, Haradinaj dhe Veseli

Pas marrëveshjes së nënshkruar në mes të koalicionit PAN dhe AKR-së, tashmë mbetet që t’u bashkohet edhe Lista Serbe, për formimin e institucioneve.

Sipas shkrimeve në mediat serbe, Lista Serbe ka kërkuar si kusht postin e zëvendës presidentin, e që aktualisht nuk ekziston, por që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese.

Zogaj: Bashkëqeverisja PAN-AKR, "minë me sahat"

Lidhur me gjithë këtë, analisti politik Skënder Zogaj thotë se partitë e mëdha janë të kushtëzuara nga minorancat, andaj ato e kanë rastin për përfitime, sikur kërkesa e Listës Serbe.

Image
Skender Zogaj

“Bashkëqeverisja në rrethanat e krijuara është "minë me sahat" sepse rezultati zgjedhor është tepër i disfavorshëm për subjektet shqiptare që të mund të gjejnë zgjidhje minimalisht të qëndrueshme, sepse, partitë e mëdha janë të kushtëzuara nga minorancat partiake, të cilat siç po shihet e kanë rastin e përfitimeve përrallore, siç është rasti i AKR-s, e cila me 4 deputet merr pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme të kulaçit qeverisës. Duke parë këtë mundësi, është krejtësisht normale që, edhe paritë e tjera, e sidomos Lista Serbe të ketë kërkesa absurde, mbi kushtetuese, siç është kërkesa e postit të zëvendës presidentit të Kosovës që Kushtetuta nuk e parasheh”, është shprehur ai për gazetën “Bota sot”.

“Haradinaj të mos u nënshtrohet serbëve”

Ai thotë se Haradinaj nuk mund të kthehet prapa dhe duhet të vazhdojë me shumë kujdes e të mos pranojë tu nënshtrohet serbëve, të cilën kanë thënë se do të veprojnë sipas porosive të Beogradit.

“Haradinaj është në zgripc të madh, sepse tashmë nuk mund të shkojë as para as prapa, sepse, përpara me "tërnakopa" nuk shkohet, ndërsa prapa nuk mundet sepse, me nënshkrimin e koalicionit me AKR-n, ka hipur në biçikletë e cila nuk ecën mbrapa! Pra, i mbetet vetëm ecja përpara që Haradinaj, mendoj unë, duhet ta menaxhojë me shumë kujdes dhe pa ekuivokë, sidomos ndaj "grabujave" të cilat nuk do ta kursejnë së shkrryeri deri në asht! Haradinaj pranë Ibrahim Rugovës, dikur me 100 ditë ka mbetur në kujtesë si kryeministër i mirë. Këtë vlerësim duhet ta ruaj me kujdes dhe ta tregoj tani, gjatë procesit të krijimit të Qeverisë, dhe si i nominuar për kryeministër,, të mos iu nënshtrohet apetiteve të ngushta partiake dhe qëllimeve të pista të Listës serbe, e cila po e thotë hapur se do të veprojw sipas porosive të Beogradit zyrtar. Mbështetja e këtillë duhet të jetë e papranueshme për Ramush Haradinajn, i cili më shumë se gjithkush tjetër e ka të njohur armiqësinë serbe. Serbëve duhet dhënë atë që e meritojnë, por asgjë më shumë. Shumica shqiptare është gjithmonë e mundur të sigurohet..., ose zgjedhjet të bëhen zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Zogaj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat