Haradinaj i “lutet” Listës Serbe, ia lë duar edhe krijimin e ushtrisë

Politika

Haradinaj i “lutet” Listës Serbe, ia lë duar edhe krijimin e ushtrisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 shtator 2017 Në ora: 13:37
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ishte zotuar shpesh se Lista Serbe nuk do të ketë rol fare në krijimin e institucioneve të vendit, dhe se Beogradi nuk vlen në asnjë mënyrë për shtetin e Kosovës. Krejt kjo është harruar vetëm pak javë më vone në kohës kur koalicioni PAN ka nënshkruar marrëveshje më AKR-në dhe që pritet të formojnë qeverinë dyja bashkë dhe Lista Serbe po ashtu. Vetë Haradinaj javë më parë në një intervistë televizive kishte thenë “Nuk vlen për ne Beogradi. Nuk janë kurrkushi, nëse donë bëjmë dialog, nëse s’dojnë le të rrinë në punë të veta. Kush nuk na njeh edhe ne nuk e njohim”, ka deklaruar Ramush Haradinaj, e që ky i fundit i ka harruar të gjithë e sot “vrapon” pas listës serbe dhe mundohet ti plotësoj të gjitha kushtet që ata i kërkojnë.

Para dy ditësh Aleanca Kosova e Re ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e institucioneve. Pritej që këtë javë të mblidhej edhe njëherë Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Mirëpo mediat mësojnë se kjo nuk pritet të ndodh pasi Lista Serbe është duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PAN. Kërkesat e kësaj partie serbe janë të papranueshme duke bërë kështu që të bllokohet sërish formimi i institucioneve pavarësisht se ishte menduar që kjo punë kishte përfunduar me lidhjen e marrëveshjes AKR-PAN.

Krijimi i kësaj qeverie sabotim më punën e Gjykatës speciale

Image
Krenar Shala

Marrëveshja e nënshkruar në mes koalicionit PAN dhe AKR-së, që pritet edhe të formojnë qeverinë vlerësohet si sabotim më punën e Gjykatës Speciale për të shpëtuar krerët e koalicionit.

Analisti politik Krenar Shala ka thënë për “Bota sot se një marrëveshje mes PAN dhe AKR-së nuk është qeveri e qytetareve të Kosovës.

“Kjo Qeveri që mëtohet të formohet, do t'i shërbej vetëm interesave të ngushta të partive që do ta formojnë qeverinë do te mundohet të sabotoj punën e Gjykatës Speciale për të shpëtuar krerët e koalicionit si dhe do të jetë e varur krye-kput nga Beogradi” ka thënë Shala. Sipas tij një qeveri e tillë nuk ka për të qenë qeveri e qytetareve të Kosovës.

Kurse Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ndikimi i Listës Serbe ka bërë që ata të largohen nga koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN).

Murati thotë se ata kanë qenë pro një qeverie teknike ose gjithëpërfshirëse me mandat një ose dyvjeçar, por shton se për version të tillë nuk kanë qenë në pajtim subjektet tjera politike.

Image
Valon Murati

Kreu i LB-së tha se kanë refuzuar një Ministri e dy poste të zëvendësministrave. Ai madje thotë se kësaj radhe do të duhej të qeveriste Vetëvendosje, për të marrë përgjegjësinë ndaj shumë çështjeve të cilat i ka kundërshtuar.

Në lidhje më rolin e listës serbe në krijimin e institucioneve të vendit dhe mundesinë që kjo parti serbe mos të lejoj që proceset politike të ecin përpara, Faton Peci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thenë se që koalicioni PAN gjatë fushatës zgjedhore, njërën nga arsyet e bashkimit të tyre dhe arsyen e rrëzimin të Qeverisë e kanë pasur së Kosova rrezikohet  nga rritja e prezencës ruse në Ballkan dhe se për këtë vendit i duhet një qeveri që drejtohet nga z. Haradianj, me një dinamikë më ndryshe.

“Në rast se ky koalicion ka pasur besim se z. Haradinaj do të ndal pikërisht një prezencë të tillë në Kosovë, ndoshta duke pasur për baze se z. Haradinaj shihet se qëndron mire me muskuj truporë, mirëpo Qeverinë që po e dizajnon me rolin vendimtare të votave të Listes Serbe, ky po del një mashtrim optik.

Image
Faton Peci

Prezenca e ndikimit rus, evitohet me margjinalizimin e rolit të Listës Serbska, për çka në përbërjen e ardhshme të Qeverisë Haradinaj, po ndodhë pikërisht e kundërta” ka thenë ai.

Sipas Pecit roli kaq I madhe i Listës Serbska, do të ndikoj që: Kosova të ketë vështirësi serioze në procesin e integrimeve evropiane, anëtarësimin në mekanizma dhe institucione ndërkombëtare, Qeveria do të ketë vështirësi edhe në vazhdimin e përpjekjes për të shtrirë sovranitetin e plot në veri të vendit, Dialogu me Serbin do të jetë edhe më I vështir dhe delikat.

Ambicia e Serbisë për ndikim në Kosovë

“Me rolin kaq te madhe të Listës Serbska, do të rriten edhe më shumë ambicia e Serbisë, për kthimin e ndikimit të tyre në Kosovë, posaçërisht përmes një procesi tashme të paralajmëruar në nivel të Presidentëve, duke bërë përpjekje përmes temës së trashëgimisë kulturore, të fuqizoj edhe më shumë mitin për Kosovën, duke synuar një status special për kishat dhe manastiret, përtej asaj që ofron pakoja e Ahtirasit dhe rrjedhimisht shëndrrimin e Kosovës në shtet jo funksional” ka përfunduar Faton Peci nga LDK.

Kurse  Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ajo çfarë ka rëndësi, është që ne të vendosim vetë për fatin tonë.

Image
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

“Në asnjë rrethanë mos të lejohet që këto vendime të merren në Beograd. Derisa ka deputetë që ulen në ulëset e Kuvendit të Kosovës, e në të njëjtën kohë i njohin vetëm institucionet zyrtare të Serbisë, kjo do të jetë e papranueshme” ka thenë Mulhaxha-Kollçaku.

E analisti politik Albrim Badallaj ka shpjeguar se Lista Serbe do të këtë vend në ekzekutivin e Kosovës, derisa t'i kenë vendet e garantuara në Kuvend, sado që lideret tanë potencojnë ndryshe, e sidomos në këtë situatë ku kanë rol determinues të themi, për formimin e mazhorances.

Image
Albrim Badallaj

Lista Serbe ka kërkesa edhe për zv.President nga radhët e serbëve, apo edhe zv.shef te AKI-së, që duhet të jenë kërkesa të papranueshme për mazhorancen shqiptare, meqë serbet nuk janë etnitet shtet formues të ne, por pakicë më të drejta të tepruara dhe tejet të favorizuar.

“Kjo listë, do të tentoj pengimin e shumë çështjeve të mëdha si Ushtria, përmes votimit të dyfishtë, duke e kushtëzuar më çështjen e Asosiacionit. Në asnjë moment, kjo listë, nuk është treguar konstruktive në legjislaturën e fundit në Kuvend, e as në Qeverisje, meqe është marionetë dhe punon nen tutorimin e Beogradit, më qellim që të mos lejoj stabilitet politik në Kosovë, "fal" favorizimeve  nga Bashkësia Ndërkombëtare, që i posedon komuniteti pakicë dhe ardhacak serb” ka thënë ai.

Sipas Badallaj përderisa minoritet t'i kenë vendet e garantuara dhe fuqinë e votimit të dyfishtë, ata do të jenë faktor të rëndësishëm edhe pse e përfaqësojnë as 10? të popullatës dhe më të vërtetë Kosova është shtet "sui-generis" edhe në këtë drejtim, meqë pakicat(minoritetet) e kushtëzojnë dhe determinon shumicën. Pres qe "koalicioni i luftës" t'i injorojë në shume çështje gjatë qeverisjes, meqë kjo listë serbe nuk dinë të bëjë diq të mirë edhe atëherë kur tregohet bashkëpunuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat