Paralajmëron analisti politik: Historia e vrasjeve të pas luftës do të zgjatet shumë

Politika

Paralajmëron analisti politik: Historia e vrasjeve të pas luftës do të zgjatet shumë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 shtator 2017 Në ora: 17:38
Vrasjet politike, ilustrim nga Bota sot

Analisti politik Rexhep Shahu duke folur rreth asaj se sa ka gjasa që të hetohen vrasjet e pas luftës nga kjo qeveri ka thënë për “ Bota Sot”, se vetëm LDK-ja nëse forcohet dhe nëse konsolidohet edhe më shumë, mundet që ta përdor si kauzë zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, kjo qeveri aktuale, nuk mund të jep përgjigje për këtë gjë, "meqë nuk është e zonja të japë dhe nuk dihet kush do të flasë më parë në këtë qeveri".

“Përgjigja që do të marrë LDK-ja nëse ngulmon seriozisht në zbardhjen e vrasjeve të pasluftës do të jetë ajo se për këtë shkak është themeluar Gjykata Speciale. Kjo qeveri do ta ketë të vështirë të qëndrojë në këmbë dhe të ecë për shkak të madhësisë së saj. Është tamam si një njeri 300 kilogram që nuk mundet të ecë. Prandaj, pikërisht për këtë unë nuk besoj se kjo qeveri do të zbardhë ndonjë gjë rreth vrasjeve të pasluftës dhe historia e vrasjeve mendoj se do të zgjatet shumë”, është shprehur analisti Rexhep Shahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat