Qeveri e krijuar nga partitë që qartazi janë të panatyrshme

Politika

Qeveri e krijuar nga partitë që qartazi janë të panatyrshme

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 shtator 2017 Në ora: 21:25
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Pas zgjedhjes si Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, nuk ka prezantuar plan-programin e qeverisë së tij, edhe pse kjo praktikë ishte bërë e zakonshme të përdorej nga kryeministrat e zgjedhur.

Haradinaj ka treguar vetëm emrat e ministrave të kabinetit të tij, ndërsa pas prezantimit të emrave, ai ka folur shkurt për qeverisjen e ardhshme të tij dhe më gjatë u ndalë në gjendjen e keqe në të cilën, sipas tij, ndodhet Kosova.

Haradinaj u bë kryeministri i parë i zgjedhur që nuk ka shpalosur planet e qeverisë së tij, ndërsa njohësit e çështjeve juridike thonë se kjo nuk përbënë shkelje të kushtetutës, por tregon mos angazhimin dhe mos seriozitetin e qeverisë.

Sipas tyre, Haradinaj dhe ekipi i tij kanë pasur mjaftueshëm kohë për ta përgatitur planin qeverisës.

Njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka thënë për “Bota sot” se mos prezantimi i programit të plotë qeverisës nuk ka shkelje kushtetuese, por është diçka që flet për mos angazhimin dhe mos seriozitetin e kësaj qeverie. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat