“Klani Pronto me presion mundohet të mbajë Nismën në koalicion”

Politika

“Klani Pronto me presion mundohet të mbajë Nismën në koalicion”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 shtator 2017 Në ora: 22:42
Deputeti Zafir Berisha

Vendim i Komisionit Qendor Zgjedhor për decertifikimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha po cilësohet si vendim i montuar nga partitë politike. Po ashtu, kjo është vlerësuar se mund të jetë edhe për shkak që Berisha mund te jetë fitues i mundshëm i zgjedhjeve të 22 tetorit për kryetar, si dhe kjo mund të bëhet me qëllim që ta mbajë nën kontroll koalicionin qeverisës.

Analisti Islam Krasniqi ka thënë për “Bota sot” e ka quajtur vendimi i KQZ-së të qëlluar dhe ka thënë se një gjë e tillë është dashur të merret për zgjedhjet parlamentare.

“Vendimi i KQZ-së për  decertifikimin 87  kandidatë për asamble komunale për zgjedhjet e 22 tetorit është vendim i qëlluar, mirëpo kjo është dashur të jetë për të gjithë, duke mos i anashkaluar as zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se vendimi për Berishën është politike  mund të kishte gjasa që të fitoj zgjedhjet për kryetar të Komunës së  Prizrenit dhe se PDK-ja po mundohet që t`i djegë të gjithë deputetët që janë të fuqishëm me votë.

“Vendimi për Zafir Berishën është politik të cilit ju montua nga partitë që kanë gjunjëzuar drejtësinë që nga pas lufta, që të mos jetë kandidat për të parin e Prizrenit,  sepse gjasat ishin të mëdha ti fitojë zgjedhjet në komunën e Prizrenit. Ka pas mundësi edhe çështja e Zafir Berishës  të diskutohet dhe të përfundojë ashtu siç përfundoj  edhe para disa dite një kryetar i komunës nga radhët e PDK, mirëpo Klani Pronto mundohet ti djeg të gjithë deputetët të cilët janë të fuqishëm nga vota.”, ka thënë ai.

“Zafir Berisha është deputeti i 61 i koalicionit qeverisës, i cili mund të jetë edhe kartë për funksionimin e qeveris, dhe akuzat ndajë ti mund të qojnë edhe deri të dalja e NISM-s prej koalicionit,   duke i dhen fund bashkë qeverisjes. Ka mundësi që Klani pronto të bej presion ndajë deputetëve të Nismës me qëllim që ta mbajë nën kontroll koalicionin qeverisës nga i cili edhe mund të djegiet edhe vetë PDK-ja, sepse shumica e Klani Pronto janë funksionar brenda qeveris brenda vetë PDK-së”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat