Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë luftës se fundit në Kosovë. Banoret e lagjes Dardania në media kanë treguar se ministri Rikallo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.
Torturat dhe maltretimet kishin ndodhur kryesisht te banorët e disa ndërtesave në Kurriz në lagjen Dardania në vitet 1998-199 në vendin ku edhe Nenad Rikallo në atë kohë jetonte dhe në kohen e luftës tashmë ministri i Qeverisë se Kosovës ishte i ri në moshë.
Ne kemi kontaktuar më njërin nga banorët e asaj lagjeje dhe i cili thotë se e njeh mire Nenad Rikallo dhe punët e rrahjet e krimet që ai ka bërë gjatëluftës, por zotëria në fjalë nuk ka dashur të flas shumë në lidhje më këtë.
“Unë e njoh mirë, por nuk dua të flas për të” ka thënë shkurt K. M banor në lagjen Dardania.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)