“Dhe sigurisht lejen që të votoj pro Lista Serbe në Kosovë, Beogradi nuk do ia japë deri në momentet e fundit kur hyrja e saj në BE është e sigurte dhe do ishte një mbulesë për koncesione në opinion, pasi është arritur një marrëveshje e re mes Kosovës dhe Serbisë, dhe BE-ja do detyroj Beogradin për të bërë demarkacionin e kufirit për anëtarësim”, ka thënë politologu Gurakuq Kuçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë pati deklaruar se Prishtina deri kah fundi i këtij viti do të formojë ushtrinë dhe se i gjithë ky proces do të ndodhë në partneritet me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.
“Ushtria pres të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kemi mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe e mbështesë fuqishëm që të ndodhë. Askush se ka të drejtën e vetos mbi ushtrinë”, ka thënë Thaçi për transmetuesin publik.
Por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë duke i analizuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian të cilët kanë thënë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së, pra kjo është një ndër arsyet pse Kosova nuk do të ketë ushtrinë e saj.
Po ashtu, po vlerësohet se këto janë premtime të Thaçit, derisa pengesë për formimin e ushtrisë shihet edhe Lista serbe.(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)