“Kosova e kapur nga vrasësit e kolonel Krasniqit”, ja shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjes

Politika

“Kosova e kapur nga vrasësit e kolonel Krasniqit”, ja shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjes

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 shtator 2017 Në ora: 22:18
Kolonel Ahmet Krasniqi

Sot janë bërë 19 vjet që nga vrasja e që e tronditi opinionin shqiptar. Kolonel Ahmet Krasniqi, ishte vrarë në Tiranë,  me 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate, por edhe pse kanë kaluar gati dy dekada kjo vrasje ende nuk është zbuluar. E vetmja shpresë për zbardhjen e vrasjes së Ministrit të parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si dhe vrasjet e tjera mbetet Gjykata Speciale.

Analisti Ajet Avdyli ka thënë se dosjen e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqi, si dhe të veprimtarëve të tjerë i ka mbuluar  pluhuri në sirtarët e shtetit shqiptar, pasi që ato ende nuk janë zbardhur.

Image
Ajet Avdyli

“Në pritje, gjithmonë në pritje të së vërtetës, të asaj që e quajmë një zbulim, të një vrasje e cila me vite të tëra dosja e tij dhe e shumë të tjerëve është mbuluar me pluhur në sirtarët e shtetit shqiptar, në Shqipëri, por akoma më të pluhurosur është bërë në shtetin tonë të shtrenjtë që shumëkush dha jetën për këtë liri që nuk po e gëzojmë si duhet, sepse më 21 shtator 1998, në Tiranë ndodhi vrasja e shekullit që tronditi shqiptarët. Opinioni publik ishte disi i përgatitur dhe priste gjëra të tilla, duke e ditur se hordhitë Marksiste-leniniste ishin bërë bashkë në Shqipëri. Ishin bërë bashkë hordhitë Hoxhiste e Staliniste. Kishin tubuar miliona nga mërgata, të cilat i sillnin në Shqipëri, dihet motoja, ishin dhënë dhe ishin tubuar me vite në diasporë, me qëllimin e vetëm, për lirinë e Kosovës nga Serbia. Por një pjesë e këtyre mjeteve u përdorën nga këto hordhi për çarje hesapesh brenda shqiptaresh”, ka thënë Avdyli.

Po ashtu, ai ka thënë se “kot po presim që të zbardhet vrasja, sepse Shqipëria e tanishme është e kapur nga po të njëjtat grupe që ishin më 1998, e Kosova është e kapur nga vrasësit e Kolonel Ahmet Krasniqit”.

“Tani po presim të zbulohet, kush do ta zbulojë? Sigurisht se jo vrasësit që e vranë, por edhe ata që paguan para të majme për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Po presim si gjithmonë mos vallë, dikush nga jashtë, do të vije e do ta zbulojë këtë vrasje të shekullit që tronditi opinionin shqiptar, e mbarë shqiptarët gjithandej ku jetojnë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tutje, Avdyli ka thënë se i ka shpresat tek Gjykata Speciale, e cila mund të merret me zbulimin e kësaj vrasje.

 “Tani shqiptarët e kanë var fatin e zbulimit të vetëm të kësaj vrasje te Gjykata Speciale. Se sa kjo gjykatë, do të merret e do t`a trajtojë këto vrasje, a ka dëshmitarë, e si do të zhvillohen ngjarjet, e sa do të ja arrijë të bëjë punën e saj kjo gjykatë, është akoma herët për të thënë diçka.  Na mbetet të shpresojmë se kjo vrasje, por edhe vrasjet e tjera të kryera në këtë formë një ditë të zbulohen”, ka përfunduar Avdyli për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat