Mushkolaj: Ja çfarë vendimi mund të marrë Haradinaj për ministrin Rikalo

Politika

Mushkolaj: Ja çfarë vendimi mund të marrë Haradinaj për ministrin Rikalo

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 28 shtator 2017 Në ora: 16:05
Imer Mushkolaj

Ndonëse në mbledhjen e sotsme të Kryesisë së Kuvendit si pikë e rendit e rendit të ditës do të jetë edhe interpelanca parlamentare për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, i cili akuzohet nga banorët e lagjes Dardania se gjatë luftës në Kosovë, ka rrahur dhe keqtrajtuar disa qytetarët e Prishtinës, analistët politik në vend shprehen skeptik se Ramush Haradinaj do të ndërmarrë ndonjë veprim ndaj tij.

Analisti politik Imer Mushkolaj thotë për gazetën “Bota sot” se kryeministri Haradinaj e ka bërë të ditur se, në bazë të informatave që ia kanë dhënë organet e sigurisë, pretendimet për ministrin Rikalo nuk janë të sakta.

Mushkolaj është shprehur skepitk se Haradinaj do të shkarkojë Rikalon, derisa të përfundojnë hetimet ndaj tij.

“Sidoqoftë, prokuroria ka nisur hetimet për rastin dhe Haradinaj vetëm sa mund të konfirmojë se hetimet po ndodhin. Ky rast ndryshon nga ai i Jabllanoviqit, pasi që duhen hetime për të vërtetuar pretendimet e ngritura nga qytetarët. Më e shumta që mund të bëjë Haradinaj është që ta suspendojë ministrin Rikalo nga pozita, deria hetimet të përfundojnë. Por, nuk besoj se kryeministri do të veprojë kështu”, shtoi Mushkolaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat