Sovraniteti që nuk po e shohim

Politika

Sovraniteti që nuk po e shohim

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 28 shtator 2017 Në ora: 22:57
Policia e Kosovës

Në veriun e Kosovës po vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele serbe të cilat herë pas here me veprimet e tyre mafioze, dëshmojnë se shtrirja e sovranitetit në atë pjesë është larg realitetit. Rasti i fundit ishte gjuajtja me armë në drejtim të një veture të Policisë së Kosovës, që ndodhi më datën 25 shtator.

Janë të kota premtimet e politikanëve se do të shtrijnë sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës. Një gjë të tillë nuk kanë arritur ta bëjnë as pas shumë marrëveshjeve të cilësuara si “historike”, me Serbinë. Serbia, po vazhdon t`i financojë strukturat paralele. Ajo ka shkuar edhe një hap më larg duke tentuar të regjistroj ilegalisht popullsinë atje. Më herët, vet Presidenti i vendit Hashim Thaçi kishte deklaruar se Serbia po armatos serbët në Veri dhe po fut spiunë rusë në Kosovë.

Kjo deklaratë nuk u bë aq e madhe, ndonëse Serbia vazhdoi me punën e saj në të cilën përfshihet edhe armatosja e serbëve në veri. “Ne kemi informacione se në tren ka pasur armatim dhe njerëz paramilitarë me qëllim që të futen në Kosovë dhe destabilizojnë Kosovën. Njëkohësisht e njohim edhe planin serb për ndarjen e Kosovës, por e dimë po ashtu se Serbia po i armatos serbët në veri”, pati deklaruar Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, në një intervistë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat