Eksperti i sigurisë: Situata alarmante e krimit, e lidhur me emrat e këtyre të “fortëve”

Politika

Eksperti i sigurisë: Situata alarmante e krimit, e lidhur me emrat e këtyre të “fortëve”

Nga: A.Zh Më: 4 tetor 2017 Në ora: 23:57
Policia e Kosovës

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, ka folur për gjendjen e sigurisë në vendin tonë. Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se siguria është e brishtë, derisa nuk ushtrohet ndikimin edhe në veri të Mitrovicës.

“Gjendja e sigurisë në tërësi në Kosovë, mund të thuhet se është e brishtë, derisa gjithnjë nuk e ushtrojmë sovranitetin e plotë në veri të Mitrovicës. Edhe qe është në një gjendje të tillë, nuk duhet të nënkuptohet se është gjendje e jashtëzakonshme. Derisa për sigurinë e Kosovës, garanton KFOR-I dhe NATO, ne nuk kemi pse të shqetësohemi”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, në këtë situatë po ndikon edhe situata jo stabile pas formimit të qeverisë së re.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në këtë situatë po ndikon edhe situata jo stabile e qeverisë, mbasi jo fort moti i patëm zgjedhjet dhe derisa u formua qeveria, kaloi një kohë e gjatë dhe si rezultat i kësaj gjendjen, është dashur që kryeministri të tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol, për shkak të vakumit e si rezultat i pauzave të gjata, në të cilat u gjend vendi jonë”, ka thënë më tej eksperti i sigurisë.

Ai më tej ka vlerësuar se situate e sigurisë në Kosovë, nuk mund të thuhet se është shqetësuese, përkundër numrit të madh të pjesëtarëve të Policisë.

“Situata e sigurisë në Kosovë, megjithatë nuk mund të vlerësohet si shqetësuese, sepse edhe që kurrë më parë nuk kemi pasur numër më të madh policësh, por krimi është vepër në nivele të larta, si në aspektin e krimit të organizuar, krimit ekonomik, krimit në komunikacion, krimit klasik si vrasje, kërcënime, etj, krimi kibernetik, prostitucioni, mashtrimet, tregtia me narkotikë, e sidomos nëpër shkolla tek të mturit, e gjithsesi nëpër lokale dhe klube të natës, haraqe dhe fajde e shumë krime tjera që I njeh kriminalistika”, është shprehur ai.

Tërnava ka folur edhe për situatën e krimit në Kosovë, të cilën e ka lidhur me situatën politike.

“Situata alarmante e krimit që tani është në Kosovë, e ka lidhshmërinë në përgjithësi me situatën politike në Kosovë, e sidomos me prijësit e këtij vendit, të cilët e kanë privatizuar shërbimet në tërësi, në të gjitha institucionet e Kosovës, për interesa të tyre personale e sidomos prijësit kryesorë të policisë, që duhet të punojnë për interesat e “të fortëve” që udhëheqin këtë shtet e kur dihet që ishin skamnorë të pasluftës e tash janë multimilioner të këtij vendi, dhe duke iu falënderuar këtyre, tani prijësit politikë, që e udhëheqin shtetit, janë shumë të fort në çdo aspekt, sidomos për forcën financiare”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat