Qeveria Haradinaj e destinuar të dështojë

Politika

Qeveria Haradinaj e destinuar të dështojë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 5 tetor 2017 Në ora: 22:34
Qeveria Pana-Lista serbe

Motoja kryesore e kryeministrit Ramush Haradinaj gatë fushatës elektorale ishte se si do të jetë dinamik në drejtimin e ekzekutivit, por qysh në muajin e parë të qeverisjes Haradinaj ka filluar të përballet me dështime të njëpasnjëshme.

Për dështimet e Haradinajt, duhet të merren parasysh tre faktorë. Pranimi i tij për t’iu nënshtruar Listës Serbe pas asnjë kusht vetëm për tu bërë kryeministër, shkuarja e tij në koalicion me PDK-në që ka qëndrim të kundërt me kauzën kryesore të Haradinajt që është Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe pranimi i tij për të udhëhequr ekzekutivin me pesë kryeministra, që i bie se Kadri Veseli është kryeministër për ministrat e PDK-së, Behxhet Pacolli për ministra të AKR-së, Fatmir Limaj për ministra të NISMA-s dhe Goran Rakiç për ministra të Listës Serbe.

Sa i përket Listës Serbe, Haradinaj qysh në fillim të mandatit u turpërua dhe dështoi për të shkarkuar ministrin Nenad Rikallo, i cili akuzohet publikisht nga banorët e lagjes “Dardania” për keqtrajtim të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Madje, duke mbrojtur verbërisht Rikallon ai fajësoi një familje shqiptare se gjëja ajo paska një kontekst pronësor me ministrin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat