Qeveria Haradinaj nuk do t`i liberalizojë vizat

Politika

Qeveria Haradinaj nuk do t`i liberalizojë vizat

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 tetor 2017 Në ora: 17:33
Qeveria Pana-Lista serbe

Çështja e liberalizimit të vizave, është më e ndjeshmja për popullin e Kosovës, ndërsa përparësitë që sjellë lëvizja e lirë nuk kanë çmim. Zyrtarët e Bashkimit Evropian, vazhdimisht përsërisin se pa luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pa miratimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malit të zi, nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Njohësit e rrethanave politike në vend, kanë vlerësuar se do të jetë e vështirë për Kosovën ta bëjë liberalizimin e vizave, kur BE-ja po i përsërit qartë kushtet e saj. Në anën tjetër, klasa politike, sipas tyre, duhet ta ndjejë vetën përgjegjëse, pasi e solli Kosovën, në këtë gjendje, ku për shume vite nuk plotësuam kushtet për te udhëtuar qytetarët pa viza në Evropë.

Bajram Gecaj, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza ndaj qeverisë së re, duke thënë se e njëjta po përdorë si strategji zhegitjen, në procesin e liberalizimit të vizave.

“Duke e ditur se nuk kanë si dalin nga balta në të cilën kanë hyrë, ata besojnë se vetëm zhagitja do të mund t’ua zgjatë qeverisjen. Kështu që kjo qeveri nuk do ti liberalizojë vizat por as të bëj asgjë tjetër të hajrit”, ka thënë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat