Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, vazhdojnë të jetojnë në luftë

Politika

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, vazhdojnë të jetojnë në luftë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 tetor 2017 Në ora: 22:17
Feride Rushiti

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT),ka rrëfyer për procesin e verifikimit të viktimave të luftës në Kosovë. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”,  zonja Rushiti ka treguar se Kosova ende nuk ka përfunduar gjithë procesin e njohjes se viktimave të dhunuara dhe torturuara në luftë. Rushiti, ka thënë se në mediat ndërkombëtare dhe ato vendore janë përmendur gjithmonë shifra mjaft të larta të grave që janë dhunuar gjatë lufës, numri i të cilave është rreth 20 mijë. Mirëpo sipas saj, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1200 viktima të identifikuara nga organizata qe veprojnë dhe punojnë direkt me të mbijetuarit.

Bota sot: Si e vlerësoni gjithë procesin e verifikimit të viktimave seksuale të luftës në Kosovë, që nga fillimi i procesit e deri më tani?

Feride Rushiti: Dhunimet e luftës  kanë lënë plagë të thella në shoqërinë tonë. Gruaja në Kosovë, gjatë tërë periudhës së luftës, ka qenë pjesë e pandashme e tragjedisë dhe e përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar një të ardhme më të mirë.

Fatkeqësisht, gratë,nënat dhe motrat tona kanë qenë edhe shënjestra të drejtpërdrejta të dhunës si armë  lufte, luftë kjo e cila për to kurrë nuk do të ketë një fund. Sepse gratë e përdhunuara gjatë luftës jo vetëm që janë viktima të përdhunuesve, të mbijetuara të torturës,por ato shpesh janë edhe viktima të rrethit në të cilin jetojnë, për shkak se përballen me përbuzjen dhe përjashtimin nga shoqëria .

Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pas shumë përpjekjeve janë njohtë si kategori ligjore me Ligjin nr.04/L-172 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre (Gazeta Zyrtare Nr. 26 / 23 prill 2014), i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2014. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat