Profesoresha e ekonomisë dhe kandidatja për asamble në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta në një intervistë për “Bota sot” ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe kandidimit të saj për Prishtinën. Ajo ka deklaruar se LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa balotazh, ndërsa i vetmi koalicion që do të bëjë LDK-ja do të jetë ai me qytetarët. Bejta qeverisjen e Shpend Ahmetit e vlerëson si të dobët.
E nderuar si e vlerësoni fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit?
Fiknete Bejta: Tani Fushata e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit është duke u zhvilluar me një qasje korrekte në bashkëbisedim me qytetarët janë krijuar rrethana shumë pozitive. Vlerësoj se kjo fushatë më shumë ka pasqyruar përkushtim ndaj qytetarit me paraqitjen e një oferte serioze për kërkesat e qytetarëve është fjala për LDK-ën apo me konkretisht Lidhjen për Prishtinën.
Sa jeni të fortë si LDK përballë kundërshtarëve tuaj përkatësisht Vetëvendosjes?
Fiknete Bejta: Fuqia jonë përballë kundërshtarëve politik që janë pjesë e kësaj gare është se ne si LDK kemi projektin ambicioz dhe të realizueshëm për Prishtinën, e them me përgjegjësi të plotë sepse me një plan ambicioz dhe me një ekip shumë të profesionalizuar dhe kompetent që e kemi ne, si LDK do marrim vlerësimin më pozitiv nga qytetari. Vetëvendosja është në disavantash në këtë garë zgjedhore për shkak të mospunës së saj në kryeqytet.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)