Xhavit Haliti tregon arsyet pse nuk po funksionon Kuvendi

Politika

Xhavit Haliti tregon arsyet pse nuk po funksionon Kuvendi

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:11
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se e vetmja arsye për mos funksionimin e Kuvendit janë zgjedhjet lokale.

“Nuk ka ndonjë arsye shqetësuese për mos funksionimin e Kuvendit. Mendoj që e vetmja arsye janë zgjedhjet lokale. E di që qytetarët kanë prit më shumë për shkak të zotimeve por vendimet e mëdha merren mbi bazën e arsyeshmërise”, ka thënë Haliti.

Më tej, ai ka shtuar se në qoftë se mendon dikush që do të merret ndonjë vendim i jashtëzakonshëm kjo nuk do të ndodh.

“Mendoj qe s’ka nevojë sepse jemi në situatë normale”, ka thënë ai.

Më tej, nënkryetari i Kuvendit ka thënë se qeveria e ka të vështirë procedimin në Kuvend të çështjeve të mëdha siç është demarkacioni.

“Çështja e demarkacionit nuk është e lehtë të procedohet. Qeveria e ka të vështire për faktin se një pjesë e anëtarëve të qeverisë kanë qenë kundërshtues të demarkacionit, por nëse komisioni konstaton se ka qenë në rregull po besoj që mund ta sjellin në Kuvend, por nëse jo duhet të presim dhe të shohim se si do të procedojmë dhe se si do të veprojmë për tu përafruar në çështjet tjera që na kërkohen për liberalizimin e vizave jo vetëm në demarkacion”, tha ai, transmeton zeri.info.

Ai tutje tha se çfarëdo vendimi që do të marrë Kuvendi ose Qeveria, marrëveshjen e nënshkruar dhe miratuar për demarkacion nuk mund ta ndryshojë askush në qoftë se nuk ka një marrëveshje shtesë me Malin e Zi.

Për këtë, Haliti tha se më e mira do të ishte që çështja e ratifikimit të demarkacionit të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit pasi kështu do të merrej një vendim ndërkombëtar. Ai përmendi edhe argumentet tjera se si janë vendosur kufijtë nëpër botë por tha se Kosova duhet të veprojë ashtu siç i është kërkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat