“Qeveria e paaftë të marr fatin e vendit në duar, t’i hidhet topi SHBA-së për temat e nxehta”

Politika

“Qeveria e paaftë të marr fatin e vendit në duar, t’i hidhet topi SHBA-së për temat e nxehta”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 tetor 2017 Në ora: 14:53
Haradinaj, ambasadori amerikan Delawie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar kërkesën kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili kishte kërkuar që ky shtet mik i madh i Kosovës të përfshihet në dialogun më Serbinë i cili zhvillohet në Bruksel.

Sipas analistëve nga kjo kërkesë e Haradinajt po shihet që Kosova është treguar indiferente që ka kërkuar përfshirjen e SHBA-ve, dhe se tregon që Qeveria nuk është e aftë që të marr mbi vete vendimet e saja.

Lidhur me këtë çështje, analisti Faton Mehmeti, ka komentuar këtë kërkesë të Haradinajt për të cilin ka thënë se për çdo dështim të këtij procesi të bisedimeve qeveria do të aludonte se edhe SHBA-ja është pajtuar me një gjë të tillë.

“Duke ditur faktin se në raport me Serbinë në proces të dialogut, Kosova gjithnjë është treguar indiferentekërkohetpërfshirja e SHBA. Kjo përfshirje do të nënkupton që Kosova të fuqizohej nga mbështetja e SHBA, dhe rrjedhimisht përçdodështim të saj qeveria të aludonte se edhe SHBA janë pajtuar me një gjë të tillë”, ka thënë Mehmeti.

Ai nënkupton se me këtë kërkesë se Kosova ende është e papjekur për të marrë përgjegjësi.

“Me pak fjale kërkesapërpërfshirje të SHBA në proces të dialogut nënkupton që t"i hidhet topi SHBA për temat e nxehta, e që nënkuptojnë se Kosova ende është e papjekur për të marr përgjegjësi për vetën”, ka deklaruar Mehmeti.

Gjithashtu, ai ka thënë se Qeveria po tregon se nuk është e aftë për të marr fatet e vendit në duar dhe se kjo mungesë e besimit ndikon në dështim të dialogut.

“Me këtë hap qeveria e Kosovës po tregon se nuk është e aftë për të marr fatet e vendit në duart e saj, si dhe mungesa e besimit është faktor që ndikon në dështime të  këtyre bisedimeve. Dështime që i kanë kushtuar shtrenjtë Kosovës dhe rrjedhimisht  kanë fuqizuar Serbinë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat