Lista serbe, fatura e kompromiseve të dialogut të Brukselit

Politika

Lista serbe, fatura e kompromiseve të dialogut të Brukselit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 tetor 2017 Në ora: 20:12
Deputetë nga Lista Serbe

Beogradi zyrtar me “muskuj” përmes Listës Serbe, po vazhdon ti forcojë ndikimet e veta, duke kapur  kështu një numër të madh të komunave për udhëheqje nga Lista Serbe.

Sipas rezultatit të deritanishëm, Lista Serbe, si parti që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, me mbështetjen e tërësishme të Beogradit zyrtar, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në garën për kryetarë të komunave ka fituar në 9 prej 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë derisa akoma mbetet për tu qartësuar rezultati, në Komunën e Kllokotit ku Lista Serbe ka shkuar në balotazh.

Kompromiset e rrezikshme

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Beogradi zyrtar do të shfrytëzojë çdo mjet të mundshëm përmes kësaj liste, që ta ketë ndikimin e vetë në Kosovë.

Sipas tyre, kjo është si pasojë që po i faturohet Kosovës për shkak të kompromiseve të vazhdueshme që u bënë në të kaluarën në procesin e bisedimeve me palën serbe.

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se zgjedhjet lokale në të cilën Lista Serbe do të udhëheq në 10 komuna të Kosovës, dhe ndikimi i Beogradit zyrtar tek serbët e Kosovës se kah duhet ta orientojnë votën e tyre, është një tregues i qartë për rrolin dhe fuqinë e Serbisë gjithnjë në ngritje në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat