Këto janë sfidat në dialogun me Serbinë, ja si duhet të veprohet

Politika

Këto janë sfidat në dialogun me Serbinë, ja si duhet të veprohet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 30 tetor 2017 Në ora: 16:26
Foto arkiv, bisedimet në Bruksel

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë deri më tani nuk është se ka sjell ndonjë rezultat të mirë ani pse të dy palët si ajo serbe dhe pala nga Kosova është parë se kanë disponim për të zhvilluar një dialog që në fund do të mund të rezultonte më njohjen e Kosovës nga Serbia.

Çasja e Kosovës në dialog duhet të ndryshoj dhe duhet të zhvillohet në interes të Kosovës pasi që sipas analistëve deri më tani nuk kanë qenë në favor të Kosovës.

Profesori i shkencave politike dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Dashnim Ismajli në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me Serbinë, Kosova duhet të vazhdojë dialogun.

Image
Dashnim Ismajli

“Dialogu është rruga e vetme që këto dy vende mund të arrinin në një pajtim të përhershëm dhe të qëndrueshëm, pajtim ky i cili do garantonte paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin rajonal,  mirëpo para se të fillojë vazhdimi i dialogut me shtetin serb i ndërmjetësuar nga Brukseli, është e nevojshme që çasja e Kosovës në dialogun me Serbinë duhet të jetë në interes të saj,  ka mjaft tema për të diskutuar me shtetin serb mirëpo dialogu i deritashëm dhe marrëveshjet e arritura nuk kanë qenë në favor të Kosovës dhe nuk kanë ndihmuar që këto dy vende të përafrojnë bashkëpunimin e tyre në fushat për të cilat është dialoguar, mos ndihmesa e dialogut vije si rezultat i mos-zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura nga ana e Beogradit”, ka theksuar Ismajli.

Sipas tij, Kosova po sfidohet vazhdimisht nga politika shoviniste e Beogradit.

“Sfidat  e Shtetit të Kosovës tashmë janë të njohura, stopimi i njohjeve ndërkombëtare, sfidimi i procesit integrues të shtetit të Kosovës për tu anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtar,  si p.sh., mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, INTERPOL-i e kështu me radhë pos që ndikohen nga trendi i ri i zhvillimeve ndërkombëtare, rezultojnë sfiduese edhe nga influenca dhe ndikimi i politikës Serbe që bënë kundrejt Kosovës. Kosova edhe pse një shtet me brishtësinë e saj,  po sfidohet vazhdimisht nga politika shoviniste e Beogradit dhe po rezulton se si akterë i humbur në dialogun e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar në Bruksel,  andaj temat që duhet të dialogohen në vijim mendoj se duhet të jenë ato tema që garantojnë stabilitetin, zhvillimin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës në plotësi  si dhe perspektiven e saj. Kjo do ishte e mundur në rast se Beogradi do i çastet konstruktivisht Dialogut në fjalë duke bërë ndryshimet e saja kushtetuese që kanë të bëjnë me Kosovën, si dhe gjithashtu nuk duhet të mungoj për asnjë moment presioni mbi Serbin nga ana e BE-së për të respektuar marrëveshjet që janë dhe do të arrihen ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Ismajli.

Sipas tij është mëse e nevojshme, atëherë dialogu duhet të afatizohet.

“Ky dialog me Serbinë të afatizohej, d.m.th të përcaktohet një afatë kohorë, se në çfarë periudhe do ndodhin bisedimet dhe sa do zgjatë kjo periudhë për tu arritur edhe rezultati përfundimtar. Mendoj se BE duhet po ashtu të luaj rolin e monitoruesit rigorozisht në zbatueshmërin e marrëveshjeve në përpikëri. Marrëveshjet e arritura dhe temat që do dialogohen nga dy vendet i paraprijnë një marrëveshje përfundimtare me njohjen e dy vendeve reciprokisht, mirpo mendoj se për të ardhur në këtë pikë ka ende punë për tu bërë, Beogradit i nevojitet ndjekja e një politike të sinqerte, konstruktive në raport me Kosovën dhe më të relaksuar, njëkohësisht duhet të mbizotërojë vullneti politik, vullnet ky që deri më tash nuk ka qenë në nivelin e duhur”, ka përfunduar Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat