Der Standard shkruan për dallimet Kosovë-Kataloni, ja pse nuk ka asnjë mundësi krahasimi

Politika

Der Standard shkruan për dallimet Kosovë-Kataloni, ja pse nuk ka asnjë mundësi krahasimi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 tetor 2017 Në ora: 17:48
Ilustrim

Shtetet etnikisht homogjene janë aq anakronike sa të pacivilizuara, shkruan “Der Standard”.

Në provincën serbe Vojvodinë prej disa javësh valëviten flamujtë katalonjas. Separatistët e gadishullit Ballkanik shtojnë shpresat pas veprimit të kolegëve të tyre iberik. Megjithatë më së tepërmi nga tendencat secesioniste është prekur Republika Srpska, por që tani qëndron e qetë. Arsyeja: ata nuk duan të shqetësojnë Serbinë, pasi Beogradi qëndron demonstrativisht pas Madridit dhe tërheq një paralele mes Kosovës dhe Katalonisë. Por rasti i Kosovës është krejt diçka tjetër – suksesi i pavarësisë së banorëve të Kosovës erdhi pas ndjekjes disa vjeçare nga shteti jugosllav. Represioni në masë aq të madhe ndaj shqiptarëve legjitimoi edhe të drejtën secesioniste. Regjimi i Slobodan Milosevicit ushtroi dhunë kundër banorëve të tij, që ju dha të drejtë këtyre të fundit për të reaguar në këtë formë.

Paralele me Ballkanin

Në rastin e Katalonisë nuk bëhet fjalë për represion. Nuk mund të bëhet asnjëfarë krahasimi me Kosovën. Por ka paralele tjera me Ballkanin. Kur analizon separatizmin në Republika Srpska, atëherë kjo bazohet: homogjeniteti sjell lirinë.

Sipas gazetares Adelheid Wolfl, që ka shkruar edhe artikullin, kjo lloj shoqërie është vendosur në fushën e imagjinatës. Përmes ndarjes të arrihet pavarësia. Vetëm në shekullin e XIX grupet religjioze mbi Ballkan janë nacionalizuar, që ka gjurmë edhe sot e kësaj dite.

Nënshtrim në vend të Lirisë

Në fund gazetarja përmend edhe partinë austriake FPÖ dhe Republika Srpska që mbështesin të Drejtën e Kombëve për vetëvendosje, por pa u menduar se kjo është e drejtë secesioniste.  Nacionalizmi kolektiv nuk ka të bëjë fare me lirinë - shumë më tepër me nënshtrimin. Mbi principin e homogjinitetit etnik një shtet është më tepër i predispezuar për diskriminim dhe pacivilizim. Ralf Dahrendorf rreth kësaj mendonte: "Nuk ka të drejtë për të jetuar armenët ndër armenët.” E drejta e vetëvendosjes historikisht është përdorur si alibi për homogjenitet, dhe kjo ka kuptuar gjithmonë shtypjen mbi minoritetet.

Në shoqëritë moderne është e udhës që personave me origjinë dhe kulturë të ndryshme t’u garantohen të drejta të barabarta. Me gjasë ka shumë europianë që përsëri më tepër do preferonin të ktheheshin në shekullin e XIX./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat