“Shpërthen” brenda koalicionit, PDK rrit presionin ndaj Haradinajt për Demarkacionin

Politika

“Shpërthen” brenda koalicionit, PDK rrit presionin ndaj Haradinajt për Demarkacionin

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 18:47
Pika kufitare Kosovë-Mal i Zi

Pas deklaratave të presidentit Thaçi për përfundimin e marrëveshjes së Demarkacionit, tash një gjë e tillë po kërkohet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Subjekti politik që është në koalicion qeverisës me Haradinajn, po kërkon nga ky i fundit që shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi të përfundojë dhe kjo mos të jetë më temë e klasës politike.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në Info Magazine, tha se Institucionet duhet të punojnë sistematikisht në përmbushjen e kritereve të kërkuara që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm.

“Është kërkuar sërish që çështja e demarkimit me Malin e Zi të zgjidhet dhe që institucionet të marrin masa. Kjo punë duhet të rregullohet, duhet që tema e Demarkacionit të mos jetë më temë e klasës politike, duhet të përfundohet, e kemi dhënë qëndrimin tonë si PDK, dhe përkundër faktit që kemi një koalicion të ri me Haradinajn”.

“Ne në kuadër të komisionit të integrimeve e kemi ftuar Shpejtim Bulliqin. Bulliqi do të vijë në komision për integrime dhe të na bëjë të qartë nëse ka argument të reja. Nëse një komision arrijnë që të sjellë fakte dhe argumente, ne do të jemi aty dhe do ta mirëpresim, do të shohim nëse Bulliqi do të arrijë të ketë argument të reja në lidhje me marrëveshjen”.

“Jemi vonuar shumë në këtë drejtim, s’është interes i klasës politike që demarkimi të jetë njëra prej top-temave që po trajtohet vazhdimit në Kosovës. Në radhë të parë duhet të ketë vullnet politik që t’i hapin rrugë këtij procesi, deputetët besoj se kësaj herë do të reflektojnë seriozisht. Kosova është një prej vendeve të pakta që ende s’ka liri të lëvizjes. Kjo është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës, ne krahas vullnetit tonë do t’i marrim masat që kjo çështje të jetë e mbyllur dhe që qytetarët të kenë liri të lëvizjes si një e drejtë fundamentale të të drejtave të njeriut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat