Serbia i ikë përgjegjësisë për krimet në Kosovë, nëpërmjet dialogut të brendshëm

Politika

Serbia i ikë përgjegjësisë për krimet në Kosovë, nëpërmjet dialogut të brendshëm

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Masakra e Reçakut

“Institucionet në Serbi ende udhëheqin bashkëpunëtorët e ngushtë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel i njohur si kriminel lufte. Edhe pse moti ka qenë koha që populli Serb t'i kthehet vetes dhe historisë, ku do të duhej të reflektonte karshi krimeve që pushteti në Serbi e ka bërë në emër të tyre, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci” ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollqaku.

Serbia, përmes dialogut të saj brendshëm për Kosovën, të iniciuar muaj më parë nga presidenti i saj Aleksandar Vuçiq, po shkon drejt qëllimit që ta bëjë jofunksional shtetin e Kosovës, ta zhbëjë atë, si dhe ta ndajë atë, dhe asnjëherë mos ta bëjë ballafaqimin me të kaluarën.

Ky vend asnjëherë nuk është shprehur i gatshëm për kërkim falje ndaj Kosovës apo zbardhjen e mijëra krimeve të bëra mbi popullin e Kosovës.

Në lidhje me zhvillimin e dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku nënkryetare e Lëvizjes vetëvendosje ka thënë se është e qartë se nuk bëhet fjalë për një Qeveri të Re në Serbi, e aq më pak për një Qeveri Demokratike.

“Institucionet në Serbi ende udhëheqin bashkëpunëtorët e ngushtë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel i njohur si kriminel lufte. Edhe pse moti ka qenë koha që populli Serb t'i kthehet vetes dhe historisë, ku do të duhej të reflektonte karshi krimeve që pushteti në Serbi e ka bërë në emër të tyre, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci” ka shtuar Mulhaxha-Kollqaku.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat